Milani pa sulmues ndaj Romes
Java e 29-të e Serisë A do të hapet me supersfidën e “San Siros” ndërmjet Milanit dhe Romës së Luis Enrikes. Kuqezinjtë duhet të ruajnë qetësinë pas eliminimit nga Kupa e Italisë përballë Juventusit dhe duke parë rëndësinë e sfidës në kampionat, trajneri Alegri nuk mund ti lejojë vetes të bëjë rotacion në formacionin titular.
Kjo edhe për faktin se Juventusi, ndjekësja më e afërt në kampionat, luan të dielën me Interin dhe të dyja pretendentet për titullin në Itali duhet të evitojnë hapat fals. Për më tepër, të mërkurën Milani luan edhe në Champions League kundër Barcelonës dhe yjet e “Djallit” duhet të bëjë këtë sforco të dyfishtë.
Por, problemi më i madh i Milanit lidhet me mungesat në repartin sulmues dhe faktin që praktikisht stafi teknik nuk ka alternative për ndeshjen me Romën, por edhe për sfidën me Barçën. Sot në fushë Ibrahimoviç do të mbështetet nga El Sharaui, i vetmi që i ka mbetur në dispozicion të Alegrit.
Kasano ende nuk është rikuperuar, ndërsa dëmtimeve të Patos e Robinjos I është shtuar edhe lëndimi i Maksi Lopez. Në skemën 4-3-1-2, Emanuelson pritet të luajë pas shpinës së dy sulmuesve, ndërsa Boateng edhe pse është rikuperuar, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Mes rezervave të kuqezinjtë do të jetë edhe Alesandro Nesta, ende jo në formë optimale, ndërsa dyshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Mekses e Tiago Silva.