"Tirana e ekstremeve arkitekturore"
Prej muajsh kanë shëtitur hapësira të tëra të Tiranës. Në kërkim të specifikave arkitekturore, Marc Neelen dhe Ana Dzokiç, dy kuratorët e episodit të dytë të Bienales së Tiranës, u kushtojnë një projekt të veçantë zhvillimeve urbane. Një ekspozitë fotografike dhe me videoprojeksione që vë në fokus fenomene arkitekturore të ndodhura në qytete të ndryshme të botës, aspekte që jo shumë vështirë i has në Tiranë, është vendosur në ambientet e tjera të hotel "Dajtit", e kryesisht në katin e dytë. Ky projekt do të pasohet me tri faza të tjera, që kanë të bëjnë kryesisht me dialogë të hapur me specialistë të arkitekturës, artistë dhe publikun e gjerë. "Arkitektura do të shihet në një kontekst kulturor dhe jo teknik. Do të bëhet e mundur që gjatë këtij episodi, përmes zhvillimeve të qytetit të studiohet dhe zhvillimi i vetë shoqërisë", ka theksuar Marc Neelen, kuratori holandez i këtij projekti. Nuk ka harruar të nënvizojë se "Tirana ka një zhvillim të shpejtë dhe pa një planifikim të qartë. Shumë arkitektë nga vende të ndryshme të botës e shohin me çudi këtë qytet. Në përfundim të këtij projekti ne duam të marrim një përgjigje mbi të ardhmen e qyteteve tona", ka shtuar ai, ndërsa kuratorja serbe, Ana Dzokiç, njohëse e mirë e zhvillimeve urbane të rajonit, nuk ngurron ta quajë kryeqytetin "Tirana e ekstremeve". Zhvillimet e vrullshme urbane, sipas saj, kanë anët pozitive, por edhe ato negative, këto të fundit të reflektuara në kaosin e ndërtimeve të shumta. Të interesuar për ndikimin që ndryshime të tilla sjellin në mbarë shoqërinë, Ana Dzokic tregon raste analoge me Tiranën.
Prej disa kohësh ju gjendeni në Tiranë, për të ngritur këtë seksion të ri kushtuar arkitekturës dhe zhvillimit urban që për herë të parë çelet në Bienalen e Tiranës. Si do të përkufizohej Tirana parë në këtë këndvështrim?
Nxitja kryesore për të realizuar këtë seksion që kemi ngritur kësaj here ka qenë vetë Tirana si qytet. Ajo që ka ndodhur në Tiranë këto vitet e fundit është shumë mbresëlënëse jo vetëm për ne, (që kemi ardhur shpesh në Tiranë) por edhe për shumë të tjerë që vijnë nga jashtë. Ndryshime të tilla pothuajse ndodhin kudo, por ekstremitetet që përshkojnë Tiranën e bëjnë të veçantë jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Pikërisht, në këtë episod të dytë të Bienales së Tiranës ne do të përpiqemi të reflektojmë këtë zhvillim që ka anët negative dhe pozitive të tij. Tirana nuk është e vetme, por e krahasueshme me qytete të tjera të botës, dhe këtë paralelizëm ne e përcjellim përmes ekspozitës në ambientet e hotel "Dajtit". Gjatë kësaj kohe, ne jemi interesuar të kuptojmë dhe të vënë në dukje dy elementë thelbësorë që ndikojnë në zhvillimin e një qyteti: së pari është nxitja që vjen nga tregu (do të thotë liberalizim në investime të vrullshme) dhe së dyti procesi individual, se si ndikon energjia e çdo individi për qytetin. Ne shohim të metat e këtij sistemi jo liberal të zhvillimit të qyteteve dhe nga ana tjetër shikojmë se cilat janë alternativat që mund të jenë të nxitura prej një individi të vetëm, por mund të jenë edhe politika të ndërmarra nga qeveritë.
Si do të organizohet prezantimi i këtij projekti për publikun?
Pjesa e parë e këtij seksioni është ajo që ne e quajmë ekspozita. Ka 11 dhoma të hotelit dhe ndryshon nga pjesa tjetër e bienales, sepse në këto dhoma nuk gjen vetëm punën e një artisti, një aktivisti, organizate apo arkitekti, por secila dhomë është një temë më vete. Secila prej tyre sjell fenomene të qyteteve të ndryshme në botë, por që gjejnë përkatësi edhe me zhvillimet që ndodhin në Tiranë. E para është për ndërtimin e apartamenteve, e dyta për të sapoardhurit në qytet, e treta është ajo që quhet xhentrifikimi (heqja e godinave të vjetra, ndërtimi i të rejave duke dhunuar në këtë mënyrë godinat që kanë ekzistuar prej kohësh aty) i qyteteve, tema e katërt u përket godinave ku bëhet Pazar, qendrave tregtare, pastaj kemi fenomenin ku njerëzit fillojnë të mblidhen sërish bashkë se më përpara ne gjendeshim përballë fenomenit të dizintegrimit, sepse për pak kohë ndodhi që njerëzit nisën të merreshin vetëm me veten.
Ju që keni ndjekur nga afër ndryshimet e qyteteve të ndryshme europiane, nëse do të bënit një krahasim me zhvillimin arkitekturor të Tiranës, çfarë do të thoshit?
Nëse do të shikonim cilësinë e arkitekturës në vetvete, ndoshta Tirana është më mirë nga kjo pikëpamje, por nga ana tjetër, këto zhvillime janë shumë kaotike. Kjo si pasojë e një shpejtësie marramendëse me të cilat ndodhin ndryshimet. Fluksi i njerëzve që kanë tentuar kryeqytetin këto 20 vitet e fundit ka qenë gjithashtu shumë i madh.
Kryesisht, ju keni punuar në periferi të Tiranës, apo keni marrë parasysh edhe qendrën e saj?
Njëra nga temat që ne shfaqim është realizuar në bashkëpunim me CO-Plan-in, dhe projekti i tyre është mbi infrastrukturën e rrethinave të Tiranës dhe të Durrësit ku punohet me komunitetet në këto zona informale. Por projekti është shtrirë përgjithësisht në të gjithë kryeqytetin.
Përgjithësisht zhvillimet ndikojnë edhe në psikologjinë e banorëve, në mbarëvajtjen sociale, por edhe kulturore të komunitetit. Në këtë pikëpamje, si përjetohet ky zhvillim ekstrem?
Reagimet më të mëdha i kam parë të vijnë prej vetë studentëve që studiojnë Arkitekturë. Një nga projektet, për të cilin kemi punuar rreth një muaj, është hartimi i një doracaku për Tiranën, i titulluar "Udhëzuesi i Tiranës në realitetet Urbane Paralele". Në këtë ndërmarrje ishin 60 studentë shqiptarë dhe tre të huaj të cilët e ndanë hartën e Tiranës në zona të vogla dhe secili prej tyre shkonte dhe kontaktonte me banorët e zonës. Gjatë kësaj kohe vumë re se arkitektët profesionistë dhe studentët e kishin shumë të vështirë të ndiqnin zhvillimet, sepse nga dita në ditë kishte ndryshime. Në një konkluzion të përgjithshëm, nëse po këta studentë do të shkonin në të njëjtat zona pas një viti, do të merrnin të tjera reagime pas ndryshimeve që do të kishin ndodhur. Reagimet janë nga më të ndryshmet, por njerëzit duhet të gjejnë një sistem se si të bashkëjetojnë dhe të bashkëveprojnë në komunitet.
Ndërkaq, nuk mund të lihen mënjanë edhe konfliktet që ekzistojnë mes arkitekturës së vjetër dhe asaj të resë, modernes. Si i shihni këto të dyja në Tiranë?
Përplasja mes tyre në Tiranë është e dukshme. Në Tiranë gjen ndërtime të hershme, ashtu siç gjen shumë ndërtime të kohës së realizmit komunist, dhe ndodh që të tilla ndërtime të vogla apo të kësaj natyre janë më të lehta për t‘u prishur dhe për t‘u zëvendësuar nga ndërtimet e mëdha. Nga njëra anë, kjo bashkekzistencë mund të duket interesante, por në të njëjtën kohë kemi të bëjmë edhe me një lidhje shumë të vështirë për t‘u kuptuar dhe për t‘u menaxhuar. Pas shëtitjeve në zona të ndryshme të Tiranës, ne u ndërgjegjësuam se ishte një domosdoshmëri dhe një nevojë urgjente mbrojtja e ndërtesave të vjetra me vlerë. Por pavarësisht vetëdijes për vlera, ndodh që fuqia e parasë është shumë më e fortë sesa dëshira për t‘i ruajtur objektet historike.
Ju keni qenë edhe kuratore në Bienalen e Venecias. Sipas mendimit tuaj, sa ndikojnë të tilla diskutime publike në lidhje me çështjen e arkitekturës dhe zhvillimit urban?
Unë mendoj se në kontekste të ndryshme, të tilla diskutime, e në rastin konkret të atyre mbi Tiranën, kanë ndikim. Nga data 3-6 tetor ne u kemi rezervuar një vend të veçantë diskutimeve të tilla nën emërtimin "Dialogët e Tiranës". Do të flasim pikërisht për ndikimin që kanë bienalet apo aktivitete të tjera artistike në lidhje me arkitekturën në jetën publike të vendit. Sigurisht që jo të gjitha aktivitetet kanë mundësinë dhe forcën për të ndikuar në jetën publike të vendit, por tendenca është pozitive. Ka më shumë iniciativa për të zhvilluar projekte që përfshijnë zhvillimet urbane.