Maradona në sulm

Diego Armando Maradona ka dhuruar ‘spektakël’ duke i sulmuar direkt legjendën e futbollit botëror, brazilianin Pele dhe trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, ndërsa indirekt selektorin e Brazilit, Carlos Dunga dhe shtëpinë e futbollit botëror, FIFA. Për kundërshtarin e tij si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, Pele, e ka përdorur ‘bombën’ e parë.
“Pas atentatit në Togo, gjatë Kupës së Afrikës, ai “morocho” (njeri me ngjyrë), që luante me fanellën numër 10, thoshte se Botërori nuk do të duhej të mbahej në Afrikë. Unë mendoj se kjo është një mundësi për të gjithë kontinentin”, tha Maradona.
Sa i përket trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, selektori argjentinas e quan atë nacionalist. “Gjatë këtij sezoni, Guardiola i ka ruajtur shpesh Xavin e Iniestan, ndërsa nuk e ka pushuar asnjëherë Messin. Kështu spanjollët kanë arritur të freskët në Botëror, ndërsa Messi jo”, shtoi ai.
Për Brazilin, Maradona mendon se është pak spektakolar, duke e kritikuar kështu indirekt lojën që ofron ekipi i selektorit Dunga. “Befasitë mund të jenë Bregu i Fildishtë dhe Portugalia, që mund t’i shkaktojnë kokëçarje Brazilit. Por, Brazili është gjithmonë Brazil: me dy gjuajte në portë mund ta fitojë lojën”, deklaroi ai.
Maradona mendon se fair-play nuk është vetëm fakti se fëmijët zbresin në fushë më flamuj dhe me transparente. Ai shpreson që gjyqtarët dhe FIFA ta çojnë në tribunë atë që nuk dëshiron të luajë dhe ta lënë në lojë atë që dëshiron të luajë. Maradona në fund i falënderoi vajzat e tij, për të cilat thotë se janë më të merituarat që ai është sot aty ku është.