E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Gaza mori jetën e 189 fëmijëve

Ushtria izraelite ka
konfirmuar dje, se
gjatë sulmit të fundit
në Gaza janë vrarë 189
fëmijë palestinezë nën
moshën 15-vjeçare. Shifrat
e para zyrtare bëjnë fjalë
për 309 civilë palestinezë
të vrarë, ndërkohë që burimet
e Hamas-it dhe
burime të tjera japin një
shifër që i kalon të 1300
viktimat. Sipas izraelitëve,
kjo shifër është e saktë,
pasi pjesa tjetër e të
vrarëve nuk janë civilë,
por luftëtarë të Hamas-it.
Sulmi i hebrenjve në Gaza
ka qenë një ndër më të
dhunshmit e viteve të fundit
ndaj palestinezëve dhe
ai për nga shkalla e lartë e
viktimave u dënua thuajse
nga i gjithë komuniteti
ndërkombëtar, duke u cilësuar
si një barbari e jashtëzakonshme,
e denjë për
vitet e errëta të mesjetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›