E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meto Bajraktari ishte një njeri revolucionar

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 19:00

Shoqata e Veteraneve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës të hënën ka shënuar 95 vjetorin e lindjes së luftëtarit të lirisë, Meto Bajraktari, me ç’rast u vlerësua lartë kontributi i tij dhe heroizmi në luftën e atëhershme antifashiste e nacionalçlirimtare.

Me këtë rast kryetarja e nacionalçlirimtarëve, Vahide Hoxha duke vlerësuar lart heroizmin e Meto Bajraktari, tha se ai ishte një veprimtar i shquar i cili me kontributin e tij, bëri bujë të madhe në luftën Antifashiste në vitet e 40-ta.

“Meto Bajraktari ishte një njeri revolucionar, një njeri i cili ishte shumë afër njerëzve, një njeri intelektual i cili vazhdoj luftën deri sa u vra. Meto Bajraktari me kapitullimin e Jugosllavisë, përsëri punoj në prapavi bashkë me shokët e vet, por në vitin 1942 iu bashku radhëve të Zenel Ajdinit, iu bashkua kësaj radhe e cila shumë shpejtë bëri një aksion mjaft të madh në të cilin u vranë shumë ushtarë të armikut”, ka thënë Hoxha

Për të nderuar veprimtarin e Meto Bajraktarit në këtë akademi të pranishëm ishin bashkëluftëtar të dëshmorit Bajraktari dhe familjarë të tij.

Meto Bajraktari ishte intelektual i cili vazhdoj luftën kundër fashizmit deri në rënie, kur u vra nga bashkëpunëtorët e fashistëve në vitin 1943 në bjeshkët e Sharrit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›