E Diel, 1 Nëntor 2026

Marku: Mungesa e LSI-së në votim, një sinjal kërcënues për koalicionin

Share

Mungesa e LSI-së në Kuvend për votimin e anëtarit të ri të KLD-së, nga shumë njerëz është parë si një provë force ndaj PD-së. Kjo gjë është pohuar edhe nga deputeti demokrat, Mark Marku, që pohon se ky ishte një sinjal kërcënues nga LSI.

Marku në një intervistë për Ora News e cilëson këtë një veprim jokorrekt dhe joluajal, në kushtet e mungesës së një pike reference. Por, sipas tij edhe në të tilla kushte PD e provoi veten dhe vërtetoi se është në gjendje të bëjë manovrime brenda përbrenda koalicionit.

U vendos votimi me elektronikë pasi me kuti nuk u realizua dot për shkak të socialistëve që kërkuan ndryshim procedure. Edhe ai elektronik është i fshehtë, kështu që s`ka pse të diskutohet. Ata kishin një plan të mirëpregaditur dhe në pamundësi të zbatimit, pastaj ka dhe ligjërime të tilla. Tre përfaqësuesit e LSI nuk morën pjesë në votim , i cili ishte një votim i karakterit politik, kjo ishte ngjarja, asgjë tjetër. Për një votim të tillë politik mund të bëhej dhe votim i hapur. Për LSI ishte një lojë politike, e natyrshme për koalicionet. LSI ka dashur të tregojë njëfarë force, por ka vepruar në mënyrë joluajale, ishte një veprim kërcënues për sa kohë nuk ka pasur mospërputhje.Unë mendoj që ky është një sinjal. Edhe brenda një force politike ka të tilla lojëra, kjo është një lojë brënda koalicionit por ska arsye për një krizë politike. PD e ka testuar forcën dhe brenda përbrenda koalicionit ne kemi mundësi për të manovruar, në këtë fazë PD luan në mënyrë më komode.Cdo force politike i lind e drejta për të bërë manovrime tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›