E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Berisha është tiran që duhet rrëzuar me hu

Share

Ashtu si shumë të tjerëve, edhe Spartak Ngjelës, kryetarit të partisë Ligj e Drejtësi, që më shumë njihet si avokati, i ka rënë keq në stomak ajo që ndodhi në parlament me votimin për anëtarin e KLD-së. Dhe ka adoptuar menjëherë një gjuhë radikale. I pyetur nga e përditshmja Panorama, ai përgjigjet me një gjuhë të ngarkuar me termat bandit, kapobandë, njeri që ka shkatërruar Shqipërinë në këta 10 vjet, njeriu që ka sjellë dëme të mëdha në historinë moderne të Shqipërisë, tiran, etj, dhe merret vesh se këto përcaktime janë për kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Cila është zgjidhja?, është pyetja që i bëhet Ngjelës. Dhe ky i fundit nuk mendohet dy herë për të dhënë recetën e tij: Duhet rrëzuar me hu, duhet rrëzuar me çdo mjet, tiranëve duhet tu përgjigjemi me të njëjtën monedhë, ky bandit duhet larguar një orë e më parë nga posti që mban.

Dhe në fund saktëson: Këtë mendim kam unë; sa për opozitën, më dëgjon smë dëgjon, është punë e saj.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/14/ngjela-berisha-eshte-tiran-qe-duhet-rrezuar-me-hu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›