Sali Berisha luftë Bamir Topit edhe me kuzhinierin
Armiqësia e kryetarit të qeverisë shqiptare dhe presidentit të vendit ka arritur deri në tavolinën e bukës. Sikur të mos mjaftonte retorikae ashpër dhe cinike ndaj kreut të shtetit, nënkryetar i PD-së deri në 2007, apo shkurtimi i fondeve për presidencën përgjatë viteve të fundit, shefi i qeverisë, tashmë përgjegjësi kryesor i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, ka vendosur të shpërblejë njerëzit e tij të besuar që i shërbejnë për të ngrënë, duke u rritur rrogat në mënyrë drastike.
Me një vendim të qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare dje, kryeministri Berisha ka vendosur që të shpërblejë stafin e vet të kuzhinierëve, duke u dhënë shpërblime të përmuajshme mbi rrogën. Por kjo nuk ka ndodhur me presidentin e vet, i cili ka në dispozicion vetëm një kuzhinier dhe dy kamarierë./shqiptarja.com