E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon përplasja Londër-Paris

Zëvendëskryeministri i Britanisë, Nick Cleigg, i kërkoi Parisit të ndërmarrë hapa për të “qetësuar retorikën” sa i takon ekonomisë britanike.

Në fakt, ai iu referua deklaratës së ministrit francez të Financave, Fransua Baro, i cili, gjatë një interviste për radion Europa 1, e cilësoi “shqetësuese” situatën ekonomike në Britaninë e Madhe.

Pas kësaj deklarate, Clegg, përmes një bisede telefonike, i tha kryeministrit Fransua Fillon, se të tilla reagime “janë thjesht të papranueshme”.

Franca është paralajmëruar nga agjencia e klasifikimit të borxhit “Standard and Poors” se mund të humbë tre A-të, si pasojë e krizës në eurozonë.

Një tjetër agjenci e klasifikimit të borxhit, “Fitch” nuk i hoqi 3 A-të Francës, por i ndryshoi parashikimet për perspektiven nga “e qëndrueshme” në “negative”.

Ky parashikim do të thotë zhvlerësim në 12 apo 18 muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›