Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni të mira
Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë relativisht të mira, por qytetarët e përkatësive të ndryshme etnike shprehin qëndrimet se në rend të parë do të bashkëpunonin me pjesëtarët që i takojnë bashkësisë së njëjtë etnike.
Anketa është realizuar me qytetarë të komuniteteve të ndryshme nga Instituti “Vlerat e përbashkëta”, që u prezantuan në Tetovë.
Sipas anketës, qytetarët mosbesim më të madh kanë shprehur ndaj parlamentit, partive politike, presidentit të vendit dhe medieve, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike i kanë vlerësuar si të mira.
“Anketa tregon se pjesëtarët e bashkësive të ndryshme etnike se më shumë kanë marrëdhënie të mira ndëretnike në aspektin e punëve dhe marrëdhënieve të punës, derisa miqësia shihet në plan të dytë”, theksoi Elena Hristovska nga Instituti “Vlerat e përbashkëta”.
Qëllimi i realizimit të projektit është nxitja e shoqërisë qytetare për përmirësimin e komunikimit midis komuniteteve etnike, komunikimin me pushtetit komunal, duke pasur në qendër të vëmendjes marrëdhëniet ndëretnike.
Instituti ka shprehur pakënaqësi lidhur me mosfunksionimin e komisioneve për marrëdhënie ndëretnike në nivel të komunave, qëllimi i së cilave është promovimi i të drejtave të njeriut pa paragjykime.