“Marrëveshja e Tregtisë së Lirë”, Shqipëria përfituesja e fundit
Deficiti tregtar u thellua me 190% pas nënshkrimit të MTL-së. Humbja u llogarit në 437 milionë dollarë vetëm për vitin 2007
Ervin Koçi
E paaftë që të përfitojë nga shumë mundësi që i ofron pozicioni strategjik në Ballkan, Shqipëria nuk po shfrytëzon si duhet as hapjen e tregjeve të lira. Përsa i përket këtij të fundit, vendi ynë është i fundit në listën e atyre vendeve që përfitojnë nga
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e nënshkruar nga qeveria “Meta” në vitin 2004. Ndryshe nga impakti që ajo ka dhënë për vendet e tjera të rajonit që tashmë janë bërë pjesë e CEFTA-s, Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë sa dhe si duhet nga hapja e korridoreve tregtare, por në të kundërt ka thelluar më tej deficitin tregtar me rajonin. Raporti vjetor më i fundit i qendrës Shqiptare mbi Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) flet për një deficit tregtar me vendet e Europës Juglindore, që arriti në 437 milion dollarë në vitin 2007, duke u thelluar me 40 për qind në raport me vitin 2006. Në krahasim me vitin 2004, kur filloi gradualisht zbatimi i MTL-ve me vendet e rajonit, deficiti tregtar është thelluar me 190 për qind. Në thellimin e këtij deficiti tregtar peshën kryesore e mbart tregtia me Serbinë dhe Malin e Zi, Maqedoninë e Bullgarinë. Kosova mbetet vendi i vetëm me të cilin kemi një suficit tregtar. Volumi tregtar me vendet e Rajonit arriti në 675 milionë dollarë për vitin e kaluar. Eksportet arritën në 119 milionë dollarë (ose 54 për qind më shumë se një vit më parë), ndërsa importet në 556 milionë dollarë (ose 68.5 për qind më shumë se në 2006). Edhe pse të dhënat statistikore flasin për rritje të volumit tregtar, por edhe të peshës së këtij volumi ndaj totalit të tregtisë, ajo mbetet gjithsesi në nivele të ulëta. Sipas ACIT, importet nga këto vende përbënin vitin e kaluar 13.2 për qind të totalit të importeve shqiptare, ndërsa eksportet drejt tyre përbënin vetëm 11 për qind të totalit.
Marrëveshja
Nënshkrimi i MTL-së me vendet e rajonit bazohej kryesisht në uljen e taksave doganore deri në heqjen e tyre të plotë. Nga ekspertët, kjo konsiderohej si një mundësi për rritjen e eksporteve shqiptare. Ata mendonin se një nivel më i lartë shkëmbimesh tregtare mes vendeve të rajonit, do të ishte i favorshëm për të gjitha këto shtete. Synimi ishte për një treg të ngjashëm me atë të Bashkimit Europian, edhe pse kjo nuk ndodhi me Shqipërinë. Një nga pengesat kryesore të rritjes së shkëmbimeve tregtare me vendet e rajonit, mbetet dhe rrjeti i dobët lidhës i infrastrukturës rrugore. Por edhe prodhimet bujqësore vazhdojnë të paraqiten me potenciale të ulëta eksportuese. Në shtatë vitet e fundit, sipas të dhënave statistikore, pesha e eksporteve drejt rajonit (ndaj totalit të eksporteve) u rrit 2.7 herë, ndërsa pesha e importeve nga tregu rajonal është rritur 2 herë ndaj totalit të importeve.
Paaftësia
Përveç infrastrukturës së dobët, MTL-ja me vendet e rajonit duket se nuk arrihet të shfrytëzohet nga Shqipëria edhe për dy arsye të tjera: 1) nivel i ulët i prodhimit, 2) mospërshtatja e kuotave me produktet më të prodhuara në vend. Kuotat e eksporteve pa doganë mes vendeve të CEFTA-s paraprijnë heqjen e taksave në tërësi dhe kanë filluar të zbatohen që në vitin 2004. Ekspertët mendojnë se do të duhej të vendoseshin kuota më të larta eksporti për produktet që paraqesin më shumë potenciale eksportuese si p.sh., bimët mjekësore. Eksportet e tyre drejt Kroacisë gjatë dy viteve të fundit rezultojnë 2.5 herë më të mëdha se kuotat e përcaktuara (vetëm 50 tonë). As mundësia e eksportimit pa taksë të 500 tonë karotave vetëm drejt tregjeve fqinje, nuk është shfrytëzuar asnjë herë nga fermerët shqiptarë. Këta të fundit nuk arrijnë të përmbushin as kërkesat e tregut vendas për këtë produkt, duke e bërë mundësinë e eksportit të tij të pashfrytëzueshme. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me shumë produkte të tjera. Nga të dhënat e ACIT-it, rezulton të mos kemi përfituar as në eksportin e mishit, nënprodukteve të tij, bulmetrave, lëngjeve të frutave, pijeve alkoolike, perimeve apo frutave të konservuara.
Vendet e rajonit shfrytëzuan paaftësinë e tregut shqiptar
Të gjitha vendet e rajonit, pjesëtare të MTL-së, i kanë shfrytëzuar kuotat më mirë drejt tregut tonë krahasuar me eksportet tona, përjashtuar Kosovën. Të dhënat statistikore nuk pasqyrojnë më shfrytëzimin e kuotave me Bullgarinë e Rumaninë, të cilat cilësohen si tregje të BE-së tashmë. Sipas Raportit Vjetor të ACIT-it, paraqitur kohët e fundit, Kroacia arriti të shfrytëzojë gjatë vitit të kaluar deri në masën 74.4 për qind, kuotat e eksportit pa taksë drejt Shqipërisë të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Ajo ka mundur të eksportojë drejt tregut tonë kryesisht birrë, maja, akullore dhe grurë. Ndërsa, prodhuesit shqiptarë shfrytëzojnë kuotën pa taksë drejt Kroacisë vetëm në masën 5 për qind, me produktin e vetëm të eksportuar “bimët mjekësore”.
Maqedonia para Shqipërisë në raportet import-eksport
Prodhuesit maqedonas duken më të përfituarit nga kjo marrëveshje në raport me tregun shqiptar. Ata vetëm sa e kanë tejkaluar kuotën pa taksë për vitin e kaluar duke përfituar në mënyrën më të mirë nga tregtia e lirë. Sipas të dhënave nga ACIT, Maqedonia eksportoi drejt Shqipërisë gjatë vitit 2007 vetëm 6.7 për qind më shumë produkte ushqimore sesa kuota e përcaktuar prej 3800 tonësh. Nga të dhënat e ACIT rezulton se kuotat janë shfrytëzuar për pothuajse të gjitha produktet e përfshira në listë. Produktet më të importuara nga Maqedonia ishin domatet, trangujt dhe mollët. Një kuotë e përafërt në sasi (3750 ton) për eksportet drejt Maqedonisë të produkteve shqiptare bujqësore, blegtorale dhe agroushqimore arriti të shfrytëzohet vitin e kaluar në masën 20 për qind. Ndërsa produktet e vetme bujqësore shqiptare të eksportuara drejt tregut maqedonas janë patatja dhe trangulli.
Serbia eksporton drejt Shqipërisë 87 për qind të produkteve
Serbia dhe Mali i Zi, një treg i prezantuar së bashku në statistika, paraqitet me një mundësi më të mirë shfrytëzimi kundrejt Shqipërisë. Kuota prej 16350 ton e parashikuar vitin e kaluar është shfrytëzuar nga prodhuesit vendas për të eksportuar drejt Shqipërisë prodhime pa taksë doganore në masën 87 për qind. Për të njëjtën periudhë, kuota mbi pesë herë më e vogël (2500 ton) rezervuar Shqipërisë është shfrytëzuar vetëm 33 për qind. Peshën kryesore në këtë vlerë e zënë eksportet e shalqirit, të cilat arritën në 2380 tonë drejt këtij tregu ose 19 për qind më shumë se kuota e parashikuar. Drejt Serbisë dhe Malit të Zi janë eksportuar 10 tonë tranguj ose 2 për qind e kuotës së lejuar pa taksë, ndërsa eksportet e domates dhe lakrës janë shfrytëzuar deri në masën 14 për qind të kuotës së lejuar.
Importet e mineraleve 4 herë më të mëdha
Përpjekjet për të nxitur shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore përmes politikave favorizuese kanë ndikuar shumë pak në rritjen e tyre, por edhe të shkëmbimeve tregtare në total. Ritmet e rritjes së shkëmbimeve tregtare në rajon nuk janë ndikuar nga grupmallrat “produkte bujqësore”. Tregtia e tyre (ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të rajonit) paraqet ritmet më të ulëta të rritjes, krahasuar me disa lloje të tjera produktesh. Sipas të dhënave nga ACIT, importet e produkteve bujqësore nga Rajoni (pa Bullgarinë e Rumaninë) arritën në 57.4 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar duke pësuar një rritje prej 41.2 për qind. Ato përbëjnë vetëm 8.2 për qind të totalit të importeve bujqësore. Produktet që kanë pësuar rritjen më të madhe të importeve nga rajoni (rreth 442 për qind) janë mineralet dhe kryesisht karburantet.
Shqipëria e prapambetur edhe në tregtinë ndër-rajonale
Tregtia ndër-rajonale është në nivele tepër të ulëta për Shqipërinë, e cila edhe në këtë sektor ka mbetur prapa vendeve të rajonit pa i shfrytëzuar potencialet e saj. Raporti i ACIT paraqet në nivelet më të ulëta Shqipërinë, e cila realizoi vetëm 10.7 për qind të tregtisë gjatë vitit të kaluar me vendet e rajonit. Ndryshe nga ne e kënaqshme paraqitet kjo situatë për vende si Kosova, e cila realizon gati 46 për qind të tregtisë së saj me vendet e rajonit. Në nivele të larta paraqitet edhe tregtia rajonale e Bosnjë-Hercegovinës me 34.4 për qind dhe Maqedonisë me 33.3 për qind. Edhe Kroacia duket se nuk ka partnerë të saj kryesorë vendet e Rajonit. Vitin e kaluar Kroacia realizoi në Rajon vetëm 11.7 për qind të shkëmbimeve të saj tregtare. Mundësia e shfrytëzimit të një tregu të afërt, vlerësohet nga ekspertët pozitive si për sipërmarrësin privat, tregtarët, por edhe vetë konsumatorin.
Zhvillimet në shifra
1- 437 milionë USD: deficiti tregtar Shqipëri - Rajon;
2- 200% (në 7 vite): rritet pesha e importeve nga vendet e rajonit drejt Shqipërisë
3- 250%: rritet gjatë kësaj periudhe pesha e eksporteve drejt vendeve të rajonit;
4- 0%: shfrytëzimi i kuotave të eksporteve pa taksë drejt vendeve të MTL-së të mishit, bulmetrave, lëngjeve të frutave dhe konservave të perimeve;
5- 400%: rritja e importit të mineraleve;
6- 46%: tregtia e Kosovës me Rajonin;
7- 10.7%, tregtia e Shqipërisë me rajonin.
Vendet anëtare të CEFTA-s
Vendet anëtare të “CEFTA”-s janë Bosnjë- Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Rumania, Bullgaria, Moldavia, Serbia dhe Mali i Zi. Fillimisht u nënshkruan marrëveshje individuale mes vendeve dhe nga shtatori 2007 ato funksionojnë në kuadrin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Juglindore (CEFTA). Bullgaria dhe Rumania, bëjnë tashmë përjashtim nga kjo lidhje, pasi janë anëtare në BE-së dhe përfshihen në MLT-në me BE-në.
Burimi: ACIT
2 Prill 2008