E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja ekzistuese, qytetarët që lëvizin lirshëm

Aktualisht vetëm një kategori qytetarësh shqiptarë mund të udhëtojnë pa dokumentacion ekstra. Marrëveshjet me vendet “Shengen” kanë përfshirë edhe një grup kategorish, të cilat jo vetëm që përjashtohen nga taksa prej 35 eurosh, por kanë lehtësi në marrjen e vizës. Këto kategori nuk kanë nevojë për dokumentacion mbështetës, por vetëm një ftesë që duhet të vijë nga personi apo institucioni që do ta presë në vendin e BE-së. Ftesa duhet të ketë elementët minimalë të identifikimit. Disa nga përfaqësuesit që përfitojnë lehtësi në marrjen e vizës janë funksionarë, pjesëtarë të delegacioneve shtetërore, biznesmenët, gazetarët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, pjesëtarët e programeve shkencore, kulturore, artistike dhe universitare, nxënësit, studentët në udhëtimet e organizuara për qëllime studimore, sportistët dhe shoqëruesit e tyre, përfaqësuesit e zejeve dhe profesioneve, përfaqësuesit e qyteteve të binjakëzuara për programe zyrtare si dhe familjarët e afërt të qytetarëve që banojnë në vendin përkatës si prindërit, bashkëshortja dhe nipërit në linjë të drejtpërdrejtë jo nga motra apo vëllai. Pothuajse për të gjitha kategoritë e përzgjedhura do të mënjanohet taksa e vizës, po ashtu edhe për rastet humanitare, fëmijët nën 6 vjeç dhe pensionistët. Sipas marrëveshjeve, është përcaktuar që pasaportat diplomatike nuk kanë viza. Vizat normale mund të kenë një afat prej 90 ditësh, por për një periudhë prej 180 ditësh. Afatet pritëse për marrjen e vizës do të jetë fikse dhe me praktikë normale, e cila zgjat deri në 10 ditë, ndërsa për praktikat që kërkojnë verifikim do të ketë afat deri në 30 ditë ndërsa për praktikat urgjente nuk ka afat.

Kategoritë e përzgjedhura

Funksionarë, pjesëtarë të delegacioneve shtetërore
Biznesmenët
Gazetarët
Përfaqësuesit e komuniteteve fetare
Pjesëtarët e programeve shkencore, kulturore, artistike dhe universitare
Nxënësit e studentët në udhëtimet e organizuara për qëllime studimore
Sportistët dhe shoqëruesit e tyre
Përfaqësuesit e zejeve dhe profesioneve
Përfaqësuesit e qyteteve të binjakëzuara për programe zyrtare
Familjarët e afërt të qytetarëve që banojnë në vendin përkatës, si prindërit, bashkëshortja dhe nipërit në linjë të drejtpërdrejtë, jo nga motra apo vëllai
Pjesëmarrësit në funerale civile dhe ushtarake
Të përndjekurit politikë
Shoferët dhe trenistët e transporteve ndërkombëtare
Turistët sipas një skeme të vetë vendit të BE-së
Raste humanitare

8 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›