E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja, hiqen vizat me Serbinë

Së shpejti mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të ketë barriera vizash. Qeveria ka depozituar dje në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë për lëvizjen e ndërsjelltë të vizave”. Në nenin 1 të këtij drafti parashikohet përjashtimi nga detyrimi i vizës për të gjithë shtetasit e të dyjave vendeve të cilët janë mbajtës të dokumenteve të vlefshme të udhëtimit dhe dëshirojnë të hyjnë, të tranzitojnë ose të qëndrojnë në territorin e secilit vend. Afati i qëndrimit nuk duhet t’i kalojë 90 ditë (3 muaj) brenda një afati prej 180 ditësh (6 muaj), sipas standardeve të BE-së. Kalimi nëpër pikat kufitare të hapura për lëvizjen ndërkombëtare do të bëhet pa taksa apo detyrime të tjera. Ndërkohë, shtetasit që, për arsye familjare, studimi apo punësimi dëshirojnë të qëndrojnë në territorin e palës tjetër për një përiudhë më të gjatë se ajo që i lejon të qëndrojnë pa vizë, kanë të drejtë që të pajisen me vizë afatgjatë në përfaqësinë diplomatike/konsullore ose të kërkojnë lejen e qëndrimit pranë autoriteteve kompetente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›