Marrëveshja, komision PD-PS për hapjen e dosjeve
Hapja e dosjeve do të ndodhë me një ligj konsensual. Deputetët e të dyja palëve duket se kanë rënë dakord në lidhje me një ligj konsensual për sa i përket “pastrimit” të figurave në shtet. Takimet informale kanë arritur një mirëkuptim paraprak në lidhje me detajet që do të ketë ligji i ardhshëm. Deputetët e majtë në Komisionin e Ligjeve bëjnë të ditur se tashmë marrëveshja është gati, madje janë miratuar disa detaje, por ka ende diskutim në lidhje me përmbajtjen e ligjit. Të njëjtët deputetë bëjnë me dije se ligji i dosjeve ka për t’u miratuar, por fillimisht mazhoranca duhet të qartësojë disa detaje shtesë që kanë kërkuar të majtët. Ajo që është rënë dakord është se në ligj do të parashikohet një Komision Verifikimi për Figurat, anëtarët e të cilit do të zgjidhen në mënyrë të balancuar nga Kuvendi. Kryetari i këtij komisioni do të zgjidhet me konsensus. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë njerëz me integritet, jashtë politikës dhe me karrierë të njohur në fushat e jetës publike. Nga ana tjetër, të njëjtat burime shprehen se është pranuar nga PS-ja fakti që do të ketë riverifikim të figurave. Ligji i vitit 1995 dhe komisionet e tij kanë verifikuar mjaft figura, por kjo nuk do t’i shërbejë këtyre të fundit. Komisioni i ri do të verifikojë gjithçka nga e para. Njëkohësisht është rënë dakord se do të hapen jo vetëm dosjet e Sigurimit të Shtetit, por edhe arkivat në rast se do të jetë e nevojshme. Ndërkohë ende nuk është vendosur në rast se do të bëhen publike dosjet apo jo. Gjithsesi, palët duket se do të pranojnë idenë e anonimatit, të drejtën e njohjes së dosjes, me kusht që të mos bëhet publike. Një tjetër pikë e mbetur pezull është edhe pjesa në rast se duhet të ketë ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve apo jo. Palët ende nuk kanë rënë dakord për këtë çështje. Pavarësisht se pikat e para kanë pasur një mirëkuptim, debati ka ngecur edhe në një pikë tjetër, te rrezja e veprimit. Duket se PS nuk është dakord me propozimin e PD-së për subjektet që duhet të verifikohen. PS ka kërkuar zvogëlimin e kësaj rrezeje, sidomos për postet e nivelit të dytë në administratën shtetërore. Në lidhje me këtë çështje, drafti i deputetit Bumçi ka specifikuar të gjithë administratën.
Kush preket nga verifikimi, sipas draftit “Bumçi”
Subjekti i verifikimit, sipas draftit të propozuar nga Bumçi, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme si Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi, anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e Përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e Përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore, anëtarët e Këshillit ë Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive; funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme. Njëkohësisht do të verifikohen guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë, funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”; prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave; anëtarët e këshillave të qarkut, si dhe të këshillave bashkiake.
Çështjet për të cilat është rënë dakord
Do ketë një Komision të Verifikimit të Figurave, anëtarët e të cilët do të jenë persona me integritet, me mandat, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi me konsensus. Anëtarët do të propozohen gjysma nga PD dhe gjysma nga PS, ndërsa kryetari i Komisionit të Verifikimit do të zgjidhet me konsensus
Pavarësisht se ka pasur, ligji i mëparshëm i vitit 1995 ka lustruar administratën dhe politikën, të gjithë do të riverifikohen sërish.
Lustrifikimi do të prekë të gjithë politikën aktive, deputetët, kryetarët e partive, si dhe majën e administratës. Palët kanë rëndë dakord që postet jovendimmarrëse në administratë nuk kanë pse t’i nënshtrohen këtij procesi.
Pika që ende mban pezull diskutimet është pjesa në të cilën duhet të ndërpritet mandati për të zgjedhurit apo jo.