Marrëveshja, të majtët gati ta diskutojnë
Partitë e majta pritet të mblidhen për të diskutuar për zgjedhjet dhe për modalitetet e marrëveshjet për zgjedhjet e qershorit. Në parim, partitë kanë rënë dakord për zhvillimin e takimit mes kryetarëve, por deri dje mbasdite nuk kishte asnjë njoftim përfundimtar për datën e realizimit të tij. Takimi do t‘i paraprijë nënshkrimit të marrëveshjes para se të fillojë fushata elektorale. Burime nga partitë e majta konfirmuan së në takimin paraprak pritet të përcaktohen kriteret e ndërtimit të marrëveshjes, e cila do të vihet në zbatim në rast fitoreje. Pritet të flitet edhe për përgatitjet zgjedhore, strategjinë e koalicionit, infrastrukturën zgjedhore etj. Në takim do të jenë të pranishëm kryetari PS-së, Edi Rama, ai i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, si dhe kreu i G99, Erjon Veliaj.