E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje Shqipëri-BE për menaxhimin e krizave

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në operacionet e menaxhimit të krizave të udhëhequra nga BE. Ky vendim është arritur gjatë marrëveshjes që ka firmosur Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe Pierre Vimont sekretar i përgjithshëm ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm Europian.
 

Ministri Haxhinasto e ka konsideruar këtë marrëveshje si një hap konkret të Shqipërisë në politikën e jashtme dhe sigurisë së BE.
Nga ana e tij, Vimont ka vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit tonë në pjesëmarrjen e operacioneve të drejtuara nga BE në Bosnje-Hercegovinë, Çad dhe Afrikën Qëndrore dhe vlerësoi në veçanti qasjen konstruktive të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Ministri Haxhinasto mori pjesë në forumin e biznesit Shqipëri-Belgjikë. Ky forum u hap më 5 qershor nga bashkëpunimi mes AWEKS, Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Bruksel. Me pjesëmarrjen e biznesmenëve nga Shqipëria dhe Belgjika punimet e këtij forumi çelën një prespektivë të re ekonomike në marrëdhëniet mes të dy vendeve. Në këtë aktivitet, ku ishin të ftuar përfaqësues të biznesit shqiptar dhe atij belg.
 

Në fjalën e tij Haxhinasto theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, si dhe u përqëndrua në klimën e favorshme dhe mundësite reale që ofron Shqipëria për investimet belge. Sipas tij këto investime, mund të jenë në fusha të tilla si: energjia e pastër, industria ushqimore, turizmi dhe shkëmbimet tregtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›