Marrëveshje dhe me Starovën e Lesin

06/05/2005 Berisha: Nuk do të ketë koalicion si i "Bashkimit për Fitore", por do të ketë tjetër formulë
KOP paraqet strategjinë për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri
Demokratët nuk do të bëjnë marrëveshje vetëm me republikanët dhe reformatorët, por bashkëpunimi paraelektoral do të ketë dhe me forca të tjera të djathta. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha dje se koalicioni i opozitës do të shtrihet dhe më tej drejt partive të djathta të qendrës. Sipas tij, koalicioni në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë i ngjashëm me koalicionin "Bashkimi për Fitore", pasi ligji nuk lejon më ndarje përqindjesh elektorale në bazë të marrëveshjeve, që partitë bëjnë me njëra-tjetrën. "Ne po studiojmë koalicionet me të gjitha partitë e qendrës së djathtë. Nuk mund të them se ky koalicion mund të jetë si "Bashkimi për Fitore", sepse nuk lejon më ligji një koalicion të atij tipi. Kodit i ri zgjedhor nuk e lejon më ndarje përqindjesh me marrëveshje", tha Berisha. Sipas tij, PD është e hapur për bashkëpunim dhe me Partinë Demokristiane, pa përjashtuar një bashkëpunim edhe me PBL-në.
Strategjia
Dje, Komiteti i Orientimit të Politikave prezantoi platformën për përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Relatori i kësaj platfrome, Taulant Binaj, tha se normat e ndotjes së ajrit në Tiranë dhe në disa qytete të vendit janë 7 deri në 8 herë më të larta se normat e lejuara. Sipas tij, aktualisht rrjeti i zonave të mbrojtura zë vetëm 6.5 për qind të territorit, e cila është një përqindje mjaft e ulët. Strategjia e PD-së parashikon përmirësimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin e rreptë të tij, rritjen e buxhetit për mjedisin, në përputhje me të ardhurat nga taksa mjedisore, si dhe ngritjen e Fondit Kombëtar për Mjedisin. Sipas Binos, në bazë të platformës, në fund të katër viteve të para, do të arrihet mbulimi i rreth 10 për qind të rrjetit të zonave të mbrojtura. Një pikë tjetër e strategjisë është dhe mbrojtja e tokës nga erozioni masiv, që vjen për shkak të prerjes së pyjeve.
Berisha
Lideri demokrat, Berisha, tha në fjalën e tij se faktor kryesor për ndotjen e qyteteve tona është moszbatimi i ligjit. Berisha u ndal kryesisht në qytetin e Tiranës, të cilin e përkufizoi si një ndër qytetet më të ndotur të planetit. Sipas kreut të PD-së, kjo gjendje ka ardhur si pasojë e rrugëve të hapura në të gjithë kryeqytetin që prej një viti, me qëllim që të priten shirita inaugurimesh në fushatën elektorale. "Është e pakonceptueshme të katandisësh qytetin kështu. Të ushtrosh një terror të vërtetë me një ndotje të tillë. Vetëm e vetëm që të priten ca copëza shiritësh të kuq në qershor, ti mban rrugët dhe rrugicat në gjithë Tiranën të hapura përgjatë gjithë vitit. Edhe Kabuli është sot më i pastër, megjithëse është një qytet që është konsideruar qyteti i pluhurit dhe baltës, për shkak të kondicioneve natyrore. Faktori i dytë madhor, është faktori ndërtim. Nuk ka qytet në botë si Tirana, ku ndërtuesit, për shkak të ryshfetit që i paguajnë kryekorruptorit të bashkisë, të mos u imponohet respektimi i minimumit të rregullave për mborjtjen mjedisit", tha Berisha.