E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu, nano e Berisha homazhe pra monumentit "Nënë Shqipëri"

06/05/2005  Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe personalitete të tjerë bënë dje paradite homazhe dhe vendosën kurora në monumentin “Nënë Shqipëri”, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut. Për të përkujtuar e nderuar të rënët në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ndodheshin edhe nënkryetarja e Kuvendit, Makbule Çeço, zv.kryeministri Namik Dokle, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, veteranë të luftës, të afërm të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve dhe forcave politike, organizatës së veteranëve të luftës, të rinj etj. Me këtë rast, Moisiu i bërri thirrje popullit shqiptar se, "tani që ne kemi zgjedhje përpara, të gjithë të marrin pjesë në votime, për të arritur atë që të gjithë dëshirojmë, që Shqipëria të ndryshojë, për një të ardhme më të mirë". Nga ana e tij, Kryeministri Fatos Nano theksoi se “5 Maji është një ditë e madhe e historisë sonë kombëtare dhe prandaj ne e filluam ditën e Kongresit tonë Zgjedhor me nderimin e patjetërsueshëm për martirët e kombit, për dëshmorët e lirisë, për dëshmorët e pavarësisë, për dëshmorët e demokracisë, për emra të mëdhenj që nga Qemal Stafa, e deri te më të rinjtë, që në lulen e jetës sakrifikuan për këtë vend të lirë, sovran dhe të rreshtuar me progresin ndërkombëtar, edhe përballë murtajës fashiste, gjë që është elementi më jetësor në dejet e kombit shqiptar për të vazhduar rrugën krah për krah me kombet e qytetëruara drejt progresit, lirisë, modernitetit. Respekt të gjithëve, të gjallë edhe të rënë!”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›