E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri, Falmur Noka ministër i Brendshëm

Tiranë- Kryeministri Berisha ka zyrtarizuar sot përfundimin e ndryshimeve në qeveri, duke vendosur Flamur Nokën në krye të Ministrisë së Brendshme.

Një natë më parë u bënë të ditura dhe ndryshimet që do të sjellë LSI- ja në qeveri, ndërs sot lista me ndryshimet qeveritare i është përcjellë presidentit për dekretim.

Ndryshimet në qeveri

Në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës i ka paraqitur sot  Presidentit të Republikës zotit Bamir Topi propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar:

1.  Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e Zotit Edmond Panariti n렠detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme;

2.  Shkarkimin e Zotit Petrit Vasili nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e Zotit Vangjel Tavo në detyrën e ministrit të Shëndetësisë;

3.  Shkarkimin e Zotit Nasip Naço nga  detyra e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe emërimin e zotit Edmond Haxhinasto në detyrën e zëvendëskryeministrit  dhe ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës;

4.  Emërimin e Zotit Flamur Noka në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›