“Të hiqet TVSH-ja për makineritë”
15/06/2009 Bizneset prodhuese në vend kërkojnë shtyrjen e pagesës për 3 vjet
Buxhuku: Kërkesa të përfshihet në programet zgjedhore të partive politike
Bizneset prodhuese në vend kërkojnë heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për makineritë dhe pajisje. Konfindustria kërkon nga qeveria shqiptare, që pavarësisht fushatës zgjedhore, brenda një kohe të shkurtër, të marrë vendimin për heqjen e TVSH-së ose të paktën të shtyjë kohën e pagesës për një afat 3-vjeçar për zërin “makineri dhe pajisje”, të cilat i shërbejnë veprimtarisë prodhuese. “Njëkohësisht, duke marrë shkak nga fushata zgjedhore 2009, Konfindustria i kërkon gjithë forcave politike të vendit marrjen parasysh dhe përfshirjen e kësaj kërkese në programet zgjedhore si një shembull i vullnetit për të dhënë zgjidhje të prekshme afatgjata për mbrojtjen dhe nxitjen e prodhimit vendor shqiptar”, tha administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Nga fillimi i vitit 2009 janë shtuar ndjeshëm vështirësitë financiare të tyre për pagesat për TVSH-në për makineri dhe pajisje të blera para fillimit të krizës. “Heqja e TVSH për makineritë dhe pajisjet në shërbim të nxitjes së prodhimit të mallrave dhe shërbimeve vendore është domosdoshmëri nëse vlerësohet shkalla e ulët e konkurrueshmërisë së industrive vendore krahasimisht të vendeve të tjera aq më shumë në kushtet e tregjeve të varfëruara rajonale e botërore kur lufta për tregje është më e ashpër se asnjëherë tjetër”, - tha Buxhuku.
Kriza dhe ekonomia
Konfindustria vlerëson se rreziku më i madh i shfaqjes së krizës botërore për ekonominë shqiptare në një periudhë afatmesme do të ishte ulja e konkurrencës së mallrave dhe shërbimeve vendore krahasimisht atyre të vendeve konkurrente tona. Nëse nuk merren masa të gjithanshme, sipas administratorit Gjergj Buxhuku, kjo do të ishte me pasoja të pallogaritshme dhe mund të sillte humbje të thella deri në falimentim të industrisë vendore.