E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre shqiptarë, 139 vjet burg në Britanine e Madhe

MANCHESTER- Një shqiptar është dënuar me burgim të për jetshëm për vrasjen e një “dëshmitari të rastësishëm” gjatë një incidenti në një rrugë të Manchesterit, në Britaninë e Madhe. Ndërsa dy shqiptarë të tjerë, bashkëpunëtorë të tij në vrasjen e 31-vjeçarit Kalvinder Singh, janë dënuar me 16 dhe 12 vjet burg. Lajmi konfirmohet nga agjencia “BBC”, e cila i referohet vendimit të gjykatës së Manchester. Kalvinder “Bob” Singh, 31 vjeç, pësoi dëmtime të rënda kur u sulmua dhe u qëllua me mjete të forta pasi u largua nga Burning Balti, në Cheetham Hill Road. Emirjan Hysaj, 34 vjeç, mohoi akuzat për vrasjen, por pa mundur të bindë gjykatën e Manchester, e cila tashmë e dënoi me 16 vjet burg. Hysaj ishte pjesë e një grupi personash që sulmuan Singh pas një konflikti të mëparshëm që kishin me miqtë e tij. Singh, i martuar, me dy vajza, vdiq 16 ditë pas sulmit në prill 2004. Hysaj, që sipas gjykatës nuk ka një adresë fikse, u ekstradua në Itali në shkurt të vitit 2009, para se të akuzohej nga policia britanike. Në nëntor 2005, Marjom Semaj, 22 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, u dënua me 12 vjet burgim për vrasjen e Singh. Në të njëjtin proces, Alfred Kurti, bashkëpunëtor në rrahjen me pasojë vdekjen e Singh dhe i vetmi i paarrestuar nga policia britanike, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata u informua se autorët ishin pjesë e një grupi prej 5 vetash që sulmuan Singh, pasi miqtë e tij ishin grindur me këtë grup më parë gjatë natës. Policia e Manchester e përshkroi Singh si një dëshmitar të pafajshëm në këtë konflikt dhe që nuk ishte përfshirë në grindje. Singh u qëllua disa herë me shkopinj druri. Ai pësoi plagë të rënda, si fraktura në kokë dhe në gjymtyrë. Akuza ndaj vëllait të të akuzuarit, Artan Hysaj, 28 vjeç, u rrëzua gjatë gjyqit. Gjykatësi Martin Bottomley, kreu i seksionit të rishikimit të çështjeve në gjykatë, tha se ky sulm i mori jetën një kryefamiljari të devotshëm. Ata e sulmuan deri sa e lanë pa ndjenja, duke mohuar respektin për jetën e tij. “E dimë se familjes i mungon dhe shpresojmë që ata të ngushëllohen me faktin se ata që i morën jetën janë në burg tashmë”, - tha Bottomley në seancë. Policia tha se ende po kërkon Alfred Kurtin, 26 vjeç me pseudonimin Ardi, në lidhje me vrasjen. Bottomley tha: “Ne e dimë se Alfred Kurti shkoi në Irlandë pas vrasjes, por që nga ajo kohë mund të ketë shkuar kudo. Ne duam të zbulojnë vendndodhjen e të mbyllim përfundimisht sqarimin e çështjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›