E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për bashkëpunim kulturor me Rusinë



Një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Rusisë në fushat e arteve pamore, teatrit, pikturës, fotografisë dhe kinematografisë është nënshkruar dje nga ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Aleksandër Prishepov. Ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe është kritikuar modeli rus i Akademisë së Shkencave derisa u arrit në shkrirjen e këtij institucioni, ministri Pango u shpreh dje se “programi i bashkëpunimit kulturor dhe shkencor mes Rusisë e Shqipërisë ka si qëllim të zhvillojë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës”. Ambasadori rus theksoi se “kjo marrëveshje është vazhdim i programit ndërqeveritar të nënshkruar ndërmjet dy qeverive në vitin 1995. Qeveritë e vendeve tona do të marrin masat për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e kulturës, artit dhe kinematografisë. Gjithashtu, parashikohet xhirimi i filmave të përbashkët”.

3 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›