Marrëzia e madhe, një roman ku ke çtë mësosh në çdo kohë
Pas një përvoje jetësore pothuajse danteske, Vullnet Mato, ka arritur në botimin e tij të 15-të Marrëzia e madhe të përcjellë funksionimin e ferrit, siç e ka jetuar ai, bashkë me të dhe ne. Kam përshtypjen se ia ka arritur artistikisht të na kujtojë se ka momente, që mjerisht përsëriten, kur e pazakonta nuk të bën përshtypje sepse na çudit e zakonshmja.
Pa pasur si qëllim mesazhin filozofik, autori sjell në shtjellimin e temës filozofinë e kohës, ku i marri mendon pozitivisht, e reja dashuron të moshuarin dhe plaku azdiset larg karakterit të vet; ku gruaja e personazhit qendror, Reitit, përbuzet e shqetësohet pa e merituar dhe këtë gjë nuk e koncepton as vet i shoqi. Jepet dramatikisht një realitet absurd, ku edhe në momentet më intime, të shtënat e 97-ës të spostojnë në një botë e mendësi tjetër, jashtë realitetit. Jepet frikshëm koha, kur tërë akumulimi i një familjeje nëpunësi shkrihet si një copë akulli, sepse nuk funksionon shteti, që e pakta fare të prangosë hajdutin. Për ne që e jetuam 97-98-tën vjen i prekshëm realiteti që një i luajtur me granatë në dorë bëhet sovran i një mjedisi të tërë njerëzish paqësorë. E përsëri, midis e pas krismave ka puthje dhe ekstaza dashurie, ku jeta vazhdon si në një mrekulli.
Ka mjaft problematika në nëntekstin e ngjarjeve. Për bashkëkohësit këto problematika janë të njohura. Por me kalimin e viteve, kur harresa apo anashkalimi, kjo mrekulli që natyra i ka falur njeriut, të bëjë të sajën, ngjarjet e këtij libri do të kenë një vlerë njohjeje të pallogaritshme. Në të qartësohet pa e vrarë shumë mendjen hipokrizia e kohës, kur ish nëpunësi pedant i bashkimeve profesionale, shijon të mirat e kapitalizmit duke shfrytëzuar aftësitë e profesor Reiti. Ndërsa kolegu Hulusi ëndërron të gëzojë liritë seksuale që ofron demokracia. Aty, në vorbullën e madhe të ngjarjeve, duket sheshit mëdyshja e njerëzve në një realitet tjetër, që nuk e kishin menduar kurrë. Oficer Irfani, ndonëse nuk është bindës për argumentet që jep për depolitizimin dhe dhunën ndaj reparteve ushtarake, është zbulues i një realiteti të frikshëm dhe njëherësh të dhimbshëm. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Të gjithë për çdo gjë kanë mendime të ndryshme e të papërcaktuara. Në ato pak personazhe që përfaqësojnë grupe të tëra njerëzish e klasash, nuk gjen dy veta të mendojnë njëlloj, madje as në shtrat, ku adrenalina ul përkohësisht nivelin intelektual. Do ishte më e lehtë të jepej në substancë renditja kronologjike e ngjarjeve të kësaj vepre, por unë mendoj të evidencoj me modesti vlerat që mund të transmetohen nga leximi i këtyre faqeve. Ka motive që argumentojnë një përfundim. Por çmotiv mund të gjendet për vrasjen e Reitit? Apo pse vdiq Ximi? Dhe të mendosh se këtu nuk ka mistere. Është indiferentizmi masiv, që shpie në pafuqi për të kuptuar e zgjidhur këto prapësi të kohës. Marrëzia e madhe titulli i librit është në fakt akuzë ndaj të gjithëve, ku autori nuk përjashton as veten e tij. Është një thirrje e fuqishme për të treguar se po nuk u vu gishti në plagë, gjithçka mund të përsëritet. Bota nuk harron e flet përditë për holokaustin ndaj hebrenjve. Është një botë e tërë, e fuqishme, e organizuar që i trembet rikthimit të holokaustit. Ndërsa ne... Ne si trembemi rikthimit të së shkuarës, kur ajo ka pak vite distancë. Pikërisht këtu e merr edhe vlerën më të madhe ideja kryesore dhe mjaft e qartë e këtij romani, ku realiteti përshkruhet jo siç e duam, por ashtu siç është. Ku autori ka meritën e veçantë, që kap e trajton artistikisht këtë temë të harruar shpejt nga letërsia jonë. Pa u ndalur gjatë në vlerat artistike të stilit, fjalës së zgjedhur, përshkrimin e gjallë të figurave e ngjarjeve, apo shprehjet gati poetike në frazat meditative, duhet thënë me plot gojën se ky roman tregon një pjekuri të dukshme në prozën e njohur tashmë të këtij shkrimtari.
Fatmir Dusha
(mësues letërsie)