“Vlora, jo port ngarkim-shkarkimi, vlonjatët të reagojnë”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton projektin më të fundit të konsorciumit anglo-zviceran “Zumaks AG” për ndërtimin e një terminali kontenierësh për mallrat në qytetin e Vlorës. Zëvendësekretarja e Përgjithshme e LSI-së, Brizida Gjikondi, tha se Berisha ka vendosur që Vlorën dhe mbarë daljen e saj në det ta kthejë në një port ngarkim-shkarkim mallrash duke filluar nga Orikumi deri në Zvërnec. Sipas saj, askush nuk mund të vendosë për destinacionin dhe ardhmërinë e Vlorës përveç vlonjatëve dhe për më tepër që Berisha nuk ka asnjë të drejtë që daljen më me vlera kombëtare dhe ballkanike që ka Shqipëria në detin Jon dhe Adriatik t ua dhurojë përjetësisht, në prag të përfundimit të mandatit të tij, firmave dhe monopoleve të huaja. “U bëjmë apel mbarë vlonjatëve pa dallim përkatësie, fetare dhe politike, të ndërgjegjësohen për këtë dhunim flagrant dhe ekzekutues që kërkojnë t i bëjnë dinjitetit të Vlorës dhe mbarë dinjitetit tonë kombëtar. Deputetët e Vlorës dhe pushteti lokal të marrin menjëherë përgjegjësitë dhe të lënë mënjanë interesat e tyre mediokre përballë kësaj mospërfillje mafioze dhe këtij rreziku që i kërcënohet kombit”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008