Mourinho, trajneri më i mirë në botë

Sulmuesi i Real Madridit Cristiano Ronaldo beson se trajneri Jose Mourinho është aktualisht më i miri në botë.
Mourinho, i cili arriti sukses në Porto, Chelsea dhe Inter, ka hyrë në sezonin e tij të dytë në drejtim të Realit por deri më tani ka fituar vetëm në Copa del Rey.
Shumëkush beson se Mourinho mund të shkarkon në fund të këtij sezoni nëse dështon të sjell titullin në La Liga ose Ligën e Kampionëve.
Por, Ronaldo beson se do të ishte gabim i madh nga kryesia e Realit nëse shkarkon trajnerin të cilin ai e konsideron si më të mirin në botë.
“Mourinho është aktualisht trajneri më i mirë në botë dhe puna me të është fantastike. Mourinho së pari është shok, më pas trajneri i imi dhe në fund njeri me të cilin jam i lumtur që jam i lidhur” tha Ronaldo për uebfaqen zyrtare të Realit.