E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marsi mbush pediatrinë, 160 të shtruar në spitalin e Fierit

• FIER - Muaji mars ka shënuar shifra të larta të fëmijëve të prekur nga viroza në qytetin e Fierit.Mësohet se rreth 160 fëmijë paraqiten në 1 ditë në spitalin e këtij qyteti, ndërkohë që shumë prej tyre paraqesin shenja të temperaturës së lartë, të vjella dhe dhimbje të forta fyti. “Jemi munduar me të gjitha mundësitë që na krijohen t’u vijmë në ndihmë pacientëve të vegjël. Nuk mund të themi se kemi rënie epidemie, por themi që është situatë kritike, sidomos me luhatjen e temperaturave”, u shpreh mjeku Dhimitër Dhamo. “Nuk e di se ku e zuri gripi djalin tim. Eshtë vetëm 3 vjeç dhe nuk ka pasur probleme gjatë dimrit, tani që mendova se iku rreziku i ftohjes, tani po vuaj. Ka temperaturë të lartë, e cila shoqërohet me gjendje të vjellash në masë”, u shpreh për gazetën Anita, nëna e një fëmije të shtruar në pavijonin e Pediatrisë. Kjo situatë ka angazhuar edhe Drejtorinë e Shëndetit Publik nga e cila i bëhet thirrje komunitetit që të mos alarmohet, por të marrë mjekimet në kohën e duhur. Ndërkaq vetëm gjatë 5 ditëve në spital janë paraqitur rreth 900 vizita. Përballë këtij fluksi vizitash problemi qëndron edhe në faktin e mungesës së shtretërve në ambientet e spitalit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›