Marta Kaponi sjell xhazin italian në kryeqytet
Marta Kaponi, këngëtarja italiane e xhazit vjen këto ditë të këndojë në qendrën “Vesa” në kryeqytetin shqiptar. Për këtë artiste mund të thuhet se ndonëse në një moshë relativisht të re, numëron mjaft bashkëpunime të suksesshme me muzikantë të njohur italianë dhe ndërkombëtarë. Repertori i saj përqendrohet kryesisht te rikrijimi i atmosferës magjike, siç bënin dikur zërat e mëdhenj botërorë të muzikës xhaz, por Marta e bën këtë gjë me një stil më energjik dhe joshës. Ajo do të interpretojë për publikun e Tiranës e shoqëruar nga Domeniko Sana në piano, Xhuzepe Talone në bas dhe Emiliano Karoseli në bateri. Për dy netë me radhë (24-25 prill) kuarteti italian do të intepretojë live. Çmimi i biletës, siç njoftojnë organizatorët do të jetë 1500 lekë.
24 Prill 2009