Toni Kandeloro, “Krijimi i botës” flet italisht
Artistit italian i është besuar skenografia, kostumet dhe koreografia e premierës “Krijimi”, e cila së fundi vjen në skenën e Operas dhe Baletit në metropol
Petrika GROSI
Balerini italian, Toni Kandeloro rikthehet për të disatën herë vendin tonë, me propozimin e Zhani Cikos, për një bashkëpunim shqiptaro-italian me Operan e Tiranës. Artisti i huaj rrëfen mbi koreografinë dhe konceptimin e pjesës së njohur të Hajdenit, e cila së fundi vjen premierë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Pavarësisht se Kandeloro shfaqet i rezervuar sa i takon kritikave për operan dhe baletin shqiptar, është për t’u admiruar modestia dhe objektiviteti i tij: “Nuk kërkoj duartroktije. Do isha më i kënaqur nëse pjesa do të kritikohej”- thotë ai mes të tjerash...
Si është për Toni Kandeloron të rikthehet për të disatën herë në Shqipëri?
Si të kthehesh në një vend, në të cilin e di që ekziston gjëja më e rëndësishme për një “Krijim” të ri, pra, të bësh maksimumin me qëllim që të bëhet i mundur ky krijim në një vend të dashur...
Pse pikërisht me Hajdenin? Ka qenë ideja juaj apo propozim i TOB-it?
Ka qenë një propozim i maestro Zhanit, propozim i disa viteve më parë, për të cilin kemi menduar me shumë kujdes, sepse bëhet fjalë për një muzikë universale dhe jo gjithmonë, muzika mund të shoqërojë një balet; nganjëherë, muzika mund të nxisë emocione për ide të reja që kërkojnë kohë e thjeshtësi dhe pikërisht kjo, është gjëja më e vështirë për t’u arritur.
U është besuar koreografia, skenografia dhe kostumet… ǒdo të thoshit në lidhje me konceptimin dhe përgatitjen e tyre?
Është një ide që nis nga një fëmijë në vitet e para të jetës, që sheh, dëgjon dhe shprehet në emër të pastërtisë. Në konceptimin tim, te kjo vënie skenike kërkoj me çdo kusht të eleminoj përdorimin e artificave dhe manierave në imagjinimin e lindjes së hënës, ose të Adamit dhe Evës, ose engjëllit Rafael. Kam kërkuar të purifikoj në maksimum baletin dhe veprimin. Ato vijnë kështu të pagëzuara nga muzika universale e Hajdenit. Është një vepër që kërkon guxim në krijim dhe në realizim, ku përfshihen të gjithë elementët artistikë, orkestra, kori, solistët lirikë dhe trupa e madhe e baletit.
Adami dhe Eva, fillimisht historia shfaqej në stilin barok, pastaj, falë Hajdenit në stilin klasik. Po tani, me çfarë risie do të përballet publiku i Tiranës?
Përse të flasim për risi dhe përse të flasim për klasicizëm? Pse duhet të përcaktojmë? Do të isha më i kënaqur nëse pjesa do të “kritikohej”. Një sukses nuk është vetëm duartrokitja e përgjithshme e publikut, por është edhe ndarja e opinioneve dhe shijeve, sepse ende nuk ka arritur zhvillimi i vërtetë i shijes muzikore dhe teatrore i lirë dhe impresionues. Çdo shfaqje skenike, në interpretët që e realizojnë, në siparin që hapet dhe orkestrën që akordohet ka risinë e vetvetes.
Cilat janë anët më pozitive dhe kush do të qe sipas jush kritika më thelbësore për operan dhe baletin shqiptar?
Nuk kam kohë të shpjegoj. Jetoj në një sistem personal sintentik, marr një impenjim që nuk më kërkon vetëm mua por edhe ata me të cilët punoj për ekuilibrin e asaj që gjej dhe asaj që kërkoj dhe kjo më kushton kohë dhe mundim. Përgjegjësia dhe pasioni im më bëjnë e më kanë bërë në 25 vite karrierë të jem i fortë si një dem dhe delikat si një zog.
Së fundi, sa kompetitiv duket TKOB, krahasuar me teatrot e tjerë ku ju keni punuar në Itali e gjetkë?
Personaliteti i një teatri qëndron sigurisht në drejtimin e titullarit. Ka teatro që kanë shumë mjete dhe pak gusto, ashtu si ka teatro që kanë shumë mjete dhe repertor të madh. Vij me kënaqësi në Operan e Tiranës, sepse shoh pasurinë kulturore dhe guximin për të përballuar vështirësitë e suksesin, duke sjellë në skenë një repertor prestigjioz. Kjo falë artistëve të mrekullueshëm dhe gjithë prapavijës, të cilët nuk mund të mos përmend se drejtohen nga personaliteti dhe kompetenca e maestro Zhani Cikos, që sot e admirojnë teatro europianë sepse nuk kanë një të tillë, një personalitet të rëndësishëm për kulturën e një vendi. Një teatër është i bukur dhe kur nuk ka shumë mjete, por ka shumë dëshirë dhe energji.
24 Prill 2009