"Shqiptari" sheh dritën e festivaleve
Historia e një shqiptari emigrant në Gjermani dhe jeta prej të huaji me kokën pas në vendlindje, është bërë tashmë film. Është parë tashmë trajtimi i një teme të ngjashme të shqiptarit në Greqi, në Itali. Për historinë e ngritur në këmbë nga regjisori i ri gjerman Johannes Naber së fundi mësojmë se jo vetëm ka mbaruar por do të shohë dritën e festivaleve.
Producenti shqiptar i përfshirë në projekt, On film Production përfaqësuar nga Dritan Huqi, bëri të ditur dje se filmi i ri shqiptaro-gjerman "Shqiptari" (Der Albaner) do të shfaqet në disa festivale në seksionet e konkurrimit.
Më i afërti është Moscoë International Film Festival, ku filmi është konkurrim në programin kryesor. Projeksioni i parë është për median më 23 qershor dhe shfaqja zyrtare më 24 e 26 qershor në Kinema Tetori.
Menjëherë pas Moskës, e pret Festivali i Filmit në Mynih ku "Shqiptari" i Naberit është në konkurrim në seksionin e Neë German Cinema (Kinemaja e re gjermane). Shfaqet më 28 qershor dhe 1 korrik.
Më 5 korrik shfaqet në një festival tjetër të rëndësishëm Karlovy Vary International Film Festival, në kategorinë East of the Ëest, ku prej pak vitesh po shfaqen disa prodhime të reja shqiptare.
Ekipi i aktorëve është më shumë se dy kombesh. Në role interpretojnë Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, Çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Vasillaq Godo, Eva Löbau, André Hennicke, Tomek Noëicki, Young-Shin Kim, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku, Julian Deda.
"Shqiptari" është prodhim i Neue Schönhauser Filmproduktion (Gjermani), On Film Production (Shqipëri) në bashkëpunim me Südëestrundfunk Arte, financuar nga Medienboard Berlin Brandenburg, Deutscher Filmförderungsfond dhe Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë.
Producentë Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi.
Skenari është shkruar nga Johannes Naber dhe Andeta Spahivogli, Christoph Silber, Alexander Steimle, Solveig Cornelisen, drejtor fotografie Sten Mende.