E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombola e gazit, dy të plagosur



TIRANË – Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Tiranë, dy të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme, në katin e pestë të një pallati në Rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës Rumune. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur rëndë dy persona, ku njëra është e zonja e shtëpisë me inicialet D. U., e cila ndodhej vetëm në shtëpi në momentin e shpërthimit, ndërsa për të plagosurin e dytë nuk ka të dhëna të sakta lidhur mbi identitetin e tij.
Sipas hetimeve paraprake të Policisë së Tiranës, shkak për shpërthimin e fuqishëm është bërë një rrjedhje gazi në impiantin që familja përdorte për të gatuar. Sapo e zonja e shtëpisë ka hyrë në apartament dhe ka ndezur dritën, ka shpërthyer flaka. Dyshohet se ka pasur një rrjedhje të madhe gazi, e cila është ndezur nga një shkëndijë e mundshme e çelësit të dritës. Një numër i madh policësh dhe zjarrfikësish kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e këtij shpërthimi dhe për të nxjerrë një konkluzion përfundimtar për shkaqet e zjarrit.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku janë nën kujdesin e mjekëve si pasojë e plagëve të marra gjatë shpërthimit.

3 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›