E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohen William e Kate

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 15:07

Përplot muzikë e brohoritje. Ishte kjo atmosfera që mbretëroi të premten në rrugët e Londrës, ku 600,000 njerëz ishin mbledhur për të qenë pjesë e asaj që u quajt Dasma e Shekullit – martesës së princit William me Kate Midleton.

Besohet se rreth 2 miliardë njerëz në botë e ndoqën dasmën mbretërore përmes televizorit.

Ceremonia u mbajt në Westminster Abey, në prani të mbi 1,900 të ftuarve, në mesin e të cilëve pati pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota, dhe figura të njohura të politikës, artit e sportit.

Të ftuarit filluan të vinin në katedrale disa orë para fillimit të ceremonisë, e cila zyrtarisht filloi në mesditë. U zbulua edhe fustani i Kate Midleton, që kishte shkaktuar spekulime të mëdha në prag të dasmës, pasi që mbretëresha e ardhme mbante gjithçka sekret.

Pas ceremonisë, të sapomartuarit u nisën me një karrocë të hapur drejt Pallatit Mbretëror. Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në ekrane gjigante të vendosur nëpër pikat kryesore të Londrës. Si rrjedhojë, në gjithë Londrën u dëgjuan betimet e çiftit të sapomartuar.

“Është e mrekullueshme që këtu kemi njerëz nga Zelanda e Re, Australia, Kanadaja, dhe se të gjithë po kalojnë kaq mirë”, deklaroi kryeministri britanik, Camerun.

Ndryshe, të premten u paralajmërua se në gjithë Britaninë e Madhe do të mbaheshin rreth 5000 festime. Kate Midlelton (29) është nusja e parë në familjen mbretërore që nuk vjen nga një familje aristokrate, dhe që është e diplomuar.

Vetëm dy-tri gjenerata më herët paraardhësit e familjes së saj ishin minatorë. Por, pas përfundimit të ceremonisë martesore në Westminster Abey, Kate Midletone doli prej atje si dukesha e Cambridge, një titull ky që iu dha nga Mbretëresha Elizabeth.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›