E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet Cecilia, ish-bashkëshortja e Sarkozisë

Nën sytë e një morie paparacësh, Cecilia i është drejtuar altarit. Ish-bashkëshortja e Presidentit francez, Nikolas Sarkozi, është martuar mbrëmjen e djeshme, pas tri ditësh festime të çmendura, përfshirë edhe një mbrëmje të paharrueshme në Broduej. Bashkëshorti është Riçard Atias, një botues i suksesshëm dhe njeriu për të cilin Cecilia e kishte lënë Sarkozinë edhe më parë, në 2005-ën, por tek i cili u kthye gjatë fushatës zgjedhore të vitit të shkuar. Gjithsesi, ky idil i radhës në Elize ishte i shkurtër, pasi në tetor erdhi edhe divorci. Kjo, për Cecilian 50-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, është martesa e tretë. Pas ceremonisë, në një sinagogë në Nju Jork, është radha e një feste të madhe në "Rockfeller Plaza", me 150 të ftuar.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›