E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa; Lirohet doganieri, lë 3 milionë garanci pasurore

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” doganierin Klodian Bali, i akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Kjo masë u caktua nga gjykata duke pasur parasysh edhe garancinë pasurore të ofruar nga doganieri i akuzuar, i cili së bashku me një tregtar u vu në pranga katër ditë më parë gjatë operacionit “Kontejneri i dyshimtë”. Po e njëjta masë, sipas burimeve, është caktuar edhe për tregtarin Agustin Qefalia, i cili falë ndihmës së dhënë nga doganieri, mundi t’i shmanget pagesës së detyrimit doganor. Sipas akuzës, Qefalia ka transportuar për në Tiranë një kontejner me mallra industriale, që vinin nga Kina dhe më pas ka realizuar falsifikimin e dokumentacionit origjinal të mallit, me qëllim përfitimi. Ndërkohë, nga puna

hetimore e realizuar nga ky seksion rezultoi se subjekti nuk e ka zhdoganuar të gjithë sasinë e mallit, duke u shmangur nga detyrimi doganor, që kap vlerën prej 150 mijë lekësh. Sipas akuzës, biznesmeni sillte biçikleta nga Kina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›