MPJ: Kushtetuta shpreh progresin e bërë në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme përmes një deklarate ka përshëndetur Kushtetutën e re të Kosovës, duke e cilësuar atë si ngjarjen më të rëndësishme në historinë e këtij shteti të ri të pavarur e sovran. “Kushtetuta përmban themelet e ndërtimit të Kosovës së lirë e demokratike, të orientuar drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, anëtare e denjë e familjes së kombeve të lira”, - thuhet në deklaratën e ministrisë. “Duke vlerësuar progresin e dukshëm që ka bërë Republika e Kosovës gjatë këtyre muajve të parë si shtet i pavarur, si dhe maturinë dhe vendosmërinë që udhëheqësit e saj po tregojnë në procesin e konsolidimit të institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe zbatimin rigoroz të ligjit, Ministria e Punëve të Jashtme është e bindur se Kosova ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar me sukses të plotë edhe përgjegjësitë e reja që burojnë nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së saj”, - thuhet më tej në deklaratë.
Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur angazhimin maksimal për një bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës.
NATO: Fundi i tranzicionit shqiptar? Politika dhe akademikët thonë po
Emra të njohur të politikës, përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore dhe akademike kanë debatuar dje lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe tranzicionin që shoqëron vendin tonë gjatë këtij procesi në panelin me temë “Anëtarësimi në NATO: fundi i tranzicionit shqiptar?”
Të ftuar në këtë tryezë, organizuar nga Qendra Kulturore Horizontet e Reja (QKHR), ishin presidenti i nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Integrimin në NATO, Pandeli Majko dhe Ferdinand Xhaferraj si dhe zëvendës-rektori i Universitetit Epoka, Ferdinand Gjana. Lidhur me temën, në fjalën e tij zoti Godo u shpreh se përgjigja e saj gjendet brenda pyetjes. “Një vend anëtar në NATO nuk mund të vazhdojë në tranzicion. Shqipëria ka dhënë kontribut në këtë aleancë dhe besoj se e meritonte ftesën në Bukuresht”, - vlerësoi ai. Sipas zotit Godo, është pjesë e strategjisë së Aleancës që asnjë pëllëmbë në Evropë të mos mbetet jashtë ndikimit të saj. “Zgjerimi i NATO-s ka një rëndësi të veçantë. Ai hedh poshtë mundësinë e një lufte të tretë botërore, pasi vetë superfuqitë janë anëtare të kësaj aleance dhe janë të detyruara tu nënshtrohen kushteve të caktuara. I vetmi operacion i NATO-s është ai në Kosovë. Por me ndërhyrjen atje, NATO-ja bëri luftë për të shuar luftën”, - nënvizoi Godo. Ndërsa, në fjalën e tij bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Integrimin në NATO, Pandeli Majko, u shpreh për një vullnet të qartë të politikës shqiptare për integrim dhe anëtarësimin e vendit në aleanca të mëdha sikurse janë NATO-ja dhe BE-ja. Ai vlerësoi se Shqipëria që pas Luftës së Dytë Botërore, është konsideruar si një tokë asnjanëse, ajo ka qenë një vend i izoluar, por asnjëherë e ngacmuar.