E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi ; Ekspertizë teknike makinës së prefektit të Vlorës

Policia ka dërguar për ekspertizë teknike makinën me të cilën u aksidentua për vdekje disa ditë më parë në Tiranë, ish-Prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi. Një gjë e tillë është konfirmuar një ditë më parë nga burime pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave, makina po i nënshtrohet ekspertizës për të parë gjendjen e saj teknike. Sipas të dhënave, rezultatet e ekspertizës që pritet të dalin ditët në vijim, do të dërgohen në prokurori në kuadër të hetimeve që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Po kështu, mësohet se objekt hetimi për shkakun e këtij aksidenti rrugor është bërë shpejtësia e makinës. Por, hetimet kanë përfshirë edhe pistën mbi mungesën e sinjalistikës pranë vendit ku ndodhi aksidenti për shkak të punimeve në rrugë.

Xhevahir Rexhepi humbi jetën pak ditë më parë teksa udhëtonte me makinën tip "Volkswagen" në hyrje të autostradës Tiranë - Durrës. Sipas të dhënave paraprake hetimore, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një kamion të parkuar pranë mbikalimit në kthesën e Kamzës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›