E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa; Pengmarrja e Durrësit, “arrest me burg” për tre të akuzuarit



Shoqërohen për masë arresti tre personat që morën peng disa ditë më parë një person për 7 mijë euro. Shtetasit Arselona Aliaj, Ismail Hamiti dhe Andrea (Edi) Leka akuzohen për veprën penale të rrëmbimit në bashkëpunim, “rrëmbim e mbajtje peng personi në bashkëpunim” ndaj shtetasit Gazmir Leka. Këta tre persona kanë mbajtur të fshehur për disa ditë në Lushnje për 7 mijë euro që ky shtetas u kishte borxh. Të tre këta shtetas, në datën 17 janar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të Muzeut të Dëshmorëve të qytetit të Durrësit kanë rrëmbyer shtetasin Gazmir Leka, banor i lagjes 10 të qytetit. Pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, e kanë çuar në qytetin e Lushnjes, duke e mbajtur të izoluar në banesën e njërit prej autorëve, konkretisht të shtetasit Ismail Hamiti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›