Vrau në ’97, ekstradohet nga Greqia Kristaq Thimo
23/01/2009 Prej 12 vitesh rezultonte i arratisur në tokën helene
TIRANE- Agjentët e Interpol Tiranës në bashkëpunim edhe me autoritetet policore helene, mundësuan ekstradimin për në Shqipëri të shtetasit Kristaq Thimo, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare me 10 vjet heqje lirie. Ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ku me vendimin nr. 158, datë 22 qershor 2000 e ka dënuar shtetasin Kristaq Thimo me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2, të Kodit Penal. Mësohet se vendimi është marrë, pasi organi i akuzës ka provuar se më datën 6 gusht 1997 në fshatin Pojan të rrethit të Korçës, shtetasi Kristaq Thimo ka vrarë për motive të dobëta shtetasin Thoma Pantazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje midis të dyve të sipërcituarve, por Kristaqi gjatë këtij momenti ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Thomait, duke i shkaktuar vdekjen e tij të menjëhershme. Menjëherë pas këtij akti, Kristaq Thimo duke përfituar edhe nga trazirat e vitit 1997 ka mundur të largohet në Greqi. Ndërkohë që pas hetimeve të kryera dhe bashkëpunimit me policinë helene, Thimo është arrestuar më 27 maj të 2008-s në kryeqytetin Athinë, nga ku është bërë edhe ekstradimi i tij për në Shqipëri.