SHBA-ja s'do të tolerojë ndarjen
• Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns, e ka refuzuar idenë e çdo lloj forme të ndarjes së Kosovës, ndërsa SHBA dhe aleatët evropianë po mbështesin pavarësinë e Kosovës në interes të një Ballkani të qëndrueshëm.Bërns, ashtu si edhe i dërguari i ri i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Piter Fejt, kundërshtoi prerë idenë e ndarjes së saj, si dhe hodhi poshtë argumentet e Serbisë për ta mbajtur atë nën kontroll. Në komentet para gazetarëve të huaj në Uashington, Bërns tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë ose mbështesin ndonjë lëvizje drejt ndarjes qoftë jozyrtare, e kamufluar apo de jure. Sa për komentet e ministrit të Jashtëm serb, se vendit të tij po i imponohet një padrejtësi historike, Bërns tha se argumenti i Jeremiç është hipokrit dhe e anashkalon brutalitetin serb ndaj Kosovës.