E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa, pendohet për vrasjen e të vëllait

SHKODËR - Ka shprehur pendim për vrasjen e vëllait të tij katër ditë më parë, por kjo nuk ka ndikuar aspak në vendimin e togave të zeza të Gjykatës së rrethit të Shkodrës, të cilat e lanë atë në "burg pa afat". 35-vjeçari Nard Ndoci, banor i fshatit Shelq të Vaut të Dejës, do të qëndrojë në burg pa afat pasi ditën e martë vrau me armë zjarri për motive pronësie vëllanë e tij, 45-vjeçarin Sandër Ndoci. Mësohet se përpara trupit gjykues, që drejtohej nga gjyqtari Gentian Medja, 35-vjeçari Ndoci pranoi krimin dhe u shpreh i penduar për atë që kishte bërë, por pavarësisht kësaj ai do të qëndrojë në qeli.

23 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›