E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh mjekun se nuk i vizitoi të afërmin, prangoset

FIER – Kur ka parë se mjeku nuk po i afrohej të afërmit të tij të sëmurë, në shenjë hakmarrje e ka keqtrajtuar, por më pas është ndaluar nga policia për ushtrim dhune në detyrë”. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se një 34 vjeçar nga qyteti i Fierit është ndaluar nga efektivat e policisë, pasi ka dhunuar fizikisht një mjek gjatë kohës që ai kryente shërbimin në spital. Burimet zyrtare të policisë së Fierit thanë se shtetasi Eduart Kola, 34 vjeç, është ndaluar rreth orës 20:30 të mbrëmjes së ditës së enjte, pasi akuzohet për “goditje për shkak të detyrës“. Po sipas burimeve policore mësohet se ngjarja për të cilën 34-vjeçari Kola do të përballet me togat e zeza të drejtësisë ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në Spitalin e qytetit të Fierit. 48-vjeçari Leon Shpataraku, i cili ishte duke kryer shërbimin si mjek – roje, është fyer dhe goditur me grushte dhe mjete të forta nga Kola. Autori ka shoqëruar për vizitë një të afërmin e tij dhe ka krijuar konflikte me mjekun për mënyrën e shërbimit.

23 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›