Urbanët, invalidët me libreza të reja
• Në 1 janar të 2008, invalidët e punës do të pajisen me një librezë të re për transportin urban falas me 4 elementë sigurie. Këtë premtim e ka bërë vetë kryebashkiaku Edi Rama dje pas një proteste që kjo kategori bëri para Bashkisë së Tiranës.Që prej dy muaj, tashmë invalidët, veteranët dhe të gjitha kategoritë e tjera nuk kanë mundur përdorin kartat e pajtimit falas në transportin publik. Në total numri i tyre arrin deri në 40 mijë vetë. Kjo pas një urdhri të shoqatës së transportit ndërqytetas për mosnjohjen të tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë reagim nga bashkia apo strukturat e tjera dhe u desh protesta që situata të vinte disi në vijë. Shoqata e transportit ndërqytetas e ka argumentuar urdhrin e saj me faktin se që prej 4 vjetësh nuk ka marrë asnjë rimbursim nga shteti për këto kategori. Kjo shoqatë ka deklaruar se për aq kohë se nuk do të marrin paratë që u takojnë, nuk do të njohin librezat. Madje, ditët e fundit ka kërcënuar se do të ndërpresë edhe shitjen e aboneve në rast se nuk rritet çmimi i biletës. Nuk dihet se si do të zgjidhet ky ngërç.