Masakra e Cërrikut, Buzani s’lejohet të “rrëfehet”
11/02/2009 Të penduarit i pritet fjala nga avokatët, braktiset salla
Deklaron “E bëj për hir të së vërtetës, Zoti lart më ka dhënë një shtysë”
TIRANË- Bujar Buzani një prej personave që ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të shkaktuar në Cërrik në vitin 1997, ku u dogjën të gjallë gardistët, dje nuk mundi të vazhdonte dëshminë e tij. Sapo ka filluar t’i përgjigjet pyetjeve të akuzës dhe të tregoi se si arritën të armatoseshin dhe të qëllonin mbi gardistët, Buzani është ndërprerë nga avokati Sajmir Visha. Debatet e kanë karakterizuar seancën e djeshme gjyqësore kundër të pandehurve akuzuar për masakrën e Cërrikut. Avokatët nuk kanë qenë dakord me vazhdimin e dëshmisë së Buzanit, duke u shprehur se ka qenë ndërhyrja e Prokurorisë ajo që ka shkaktuar ndryshimin e deklarimeve. Sipas avokatëve, Prokurori i çështje s’ka mësuar të pandehurit të flasin duke u premtuar më pak vite në përfundim të gjyqit. Por menjëherë ka reaguar i penduari Bujar Buzani. Ai i tha avokatit se nuk ishte mësuar nga prokurori për të treguar rreth ngjarjes, por gjithçka e bënë për hir të së vërtetës dhe se Zoti lart i ka dhënë një shtysë të mirë. Pas gjithë debateve, avokati Sajmir Visha i tha gjykatës të bëjnë një analizë psikiatrike për të penduarin duke lënë më pas sallën. Pas Vishës janë larguar edhe të tjerë avokatë duke mbyllur seancën dhe detyruar gjykatën ta shtyj për një ditë tjetër. Buzani tha dje se ditën e 23 majit të vitit 1997 të gjithë kanë qenë të armatosur me granata, bomba dore, kallashnikov, pushkë, madje edhe me antitank. Por ai nuk arriti të zbardh momentin kur qëlluan mbi gjashtë gardistët që mbetën të vrarë. Saka, nga hetimet e deritanishme dhe nga plotësimi i dosjes me të dhëna konkrete si dëshmi, fotografime, etj, organet e specializuara të Prokurorisë kanë vendosur që në këtë proces të jenë të akuzuar Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Met Bozi, Bujar Xhepaxhiu, Arjan Toska. Një pjesë e të pandehurve janë të arrestuar vite më parë dhe dënuar për vepra të tjera penale. Ndërkohë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me Prokurorinë për të zbardhur më mirë të vërtetën e asaj dite.
Të akuzuarit
Në këtë proces janë të akuzuar Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Met Bozi, Bujar Xhepaxhiu, Arjan Toska. Një pjesë e të pandehurve janë të arrestuar vite më parë dhe dënuar për vepra të tjera penale. Ndërkohë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me Prokurorinë për të zbardhur më mirë të vërtetën e asaj dite.