Pallati pa energji elektrike, ankohen banorët
12/02/2009 Ndërtuesi të shlyejë detyrimet
VLORE- Një prej pallateve tek Uji i Ftohtë në qytetin e Vlorës ka pasur mungesë të energjisë elektrike që prej dy ditësh. Shkak për këtë ndërprerje ka qenë vet OSSH-ja, e cila ka marrë këtë masë pas një konflikti me ndërtuesin e pallatit. Aktualisht rreth 40 familje që jetojnë në të si dhe disa biznese vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Banorët e kësaj ndërtese në Ujë të Ftohtë shprehen se i paguajnë rregullisht faturat e energjisë që prej më shumë se 4 vjetësh, kohë kur është ndërtuar pallati madje kanë qenë të pajisur me librezat përkatës. Vet banorët kërkojnë që të lëshohet energjia elektrike deri në zgjidhje të konfliktit mes dy palëve. Pronari i një prej bizneseve të zonës është shprehur se ai i ka paguar dhe vazhdon t’i paguajë rregullisht faturat ndaj këtij institucioni madje disponon dhe librezën përkatëse. Drejtori i ndërmarrjes elektrike për zonën Fier Vlorë, Arjon Bibo, është shprehur se janë të detyruar që ta lënë pa energji elektrike të gjithë ndërtesën deri sa ndërtuesi të shlyejë detyrimet përkatëse.