Ylli Pinari kundërshton përgjimet e Prokurorisë
03/05/2011 Ish-kreu i MEICO-s: Përgjimet asgjë rreth akuzës së ngritur nga Prokuroria
Para një jave, Pinari kërkoi pyetjen e biznesmenit Patrik Henry
TIRANE- Ish-kreu i ndërmarrjes MEICO Ylli Pinari, ka qenë i vetmi nga të pandehurit që ka kundërshtuar përgjimet e Prokurorisë të kryera pas tragjedisë së 15 marsit 2008. Nëpërmjet avokatit të tij, Pinari ka theksuar se bisedat e përgjuara të datës 17 mars dhe 27 mars nuk tregojnë asnjë gjë për të cilën Prokuroria e akuzën. Sipas Pinarit, bisedat telefonike që Prokuroria i lexoi një javë më parë në gjykatë, janë kryer me njerëz të familjes dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. “Këto biseda janë normale, dhe se nuk kanë asgjë rreth objektit të akuzës që Prokuroria ka ngritur ndaj të pandehurit Pinari”,-ka theksuar avokati mbrojtës i tij. Nisur nga këto rrethana pala mbrojtëse kërkoi nga gjykata mosadministrimin në dosjen gjyqësore të tyre. Javën e kaluar Ylli Pinari kërkoi paraqitjen me forcë të biznesmenit amerikan Patrik Henry, pasi, sipas tij, ky i fundit ka bërë kontratat me shtetin shqiptar. Pinari tha se edhe korrespondencën mbi detajet e demontimit Patrik Henri e ka mbajtur me ministrinë dhe shtabin. “Pas letër-kërkesës së tij, të datës 27 dhjetor 2006, korrespodenca me ‘SAC’, Patrik Henry, për sqarime, saktësime, plotësim sipas dokumenteve, është mbajtur nga struktura të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit. Në vlerësimin tim, kjo procedurë ka qenë normale, por unë do të citoj disa dokumente dhe përmbajtjen e tyre, për të sqaruar se unë nuk kam pasur asnjë rol në këtë pjesë të procedurave”, - ka deklaruar para gjykatës i pandehuri Ylli Pinari. Ky i fundit ka shtuar se administratori i kompanisë amerikane “SAC”, ka parashtruar para sekretarit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekspertëve të shtabit së ushtrisë disa kushte, ku ai kërkonte demontimin e municioneve. Kjo kërkesë është miratuar nga këto institucione, të cilat kanë lidhur me kompaninë “SAC” kontrata për demontimin e predhave dhe municioneve të tjera të ushtrisë shqiptare. Pinari ka shtuar se Henry është personi kryesor që duhet të japë shpjegime për tragjedinë e Gërdecit, pasi ai ka qenë njeriu që ngriti biznesin e demontimit të municioneve në Shqipëri.
Pyeten të pandehurit
Pritet që në seancën e radhës Prokuroria e Tiranës do kërkojë të pyesë 28 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”. Prokurorët do i drejtojnë pyetje secilit prej të pandehurve, proces ky që do kryhet vetëm nëse ata do japin pëlqimin për të dhënë përgjigje apo jo. Në rast se ata refuzojnë të japin deklarime para trupit gjykues, atëherë Prokuroria e Tiranës do kërkojë leximin e dëshmisë së tyre dhënë gjatë fazës hetimore. Interesi më i madh janë përgjigjet e tre të pandehurve kryesorë të kësaj çështje Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit. Ndërsa për sa i përket pjesës tjetër ata janë të akuzuar vetëm për mashtrim.
Bisedat e përgjuara
Që prej datës 17 mars 2008 Prokuroria e Tiranës urdhëroi përgjimin e Ylli Pinarit, Delijorgjit dhe Minxollit. Në disa nga bisedat e kryera rezultonte se Ylli Pinari kishte folur me punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, ku interesohej që ata të largonin nga zyra disa materiale që ndodheshin në sirtar. Bisedat i janë interceptuar dhe biznesmenit Mihal Delijorgji, i cili duke folur me familjarët e tij, besonte se Gërdeci kishte shpërthyer nga një sulm nga jashtë dhe jo si pasojë e një aksidenti. Një pjesë e këtyre përgjimeve janë lexuar në gjykatë, ndërkohë që pjesa tjetër do lexohet në ditët në vazhdim.