“Prokurori” dhe “Shikasi” lihen në burg nga gjykata
03/05/2011 Me mashtrim morën 5 mijë euro
TIRANE-Renato Pervaza dhe Mark Paloka, dy personat e arrestuar që mashtronin në emër të prokurorit Anton Martini dhe të një efektivi të SHISH janë lënë në arrest në burg. Vendimi për caktimin e masës së sigurisë është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila pasi dëgjoi palët në proces vendosi të lerë në burg dy autorët e mashtrimit të një familje, duke i marrë asaj shumën prej pesë mijë eurosh. Renato Pervaza dhe Mark Paloka kanë pranuar autorësinë e krimit, por s’kanë dhënë shpjegime lidhur me skemën e mashtrimit që ata kanë kryer. Gjatë fazës hetimore është provuar se dy të arrestuarit kanë mundur të mashtrojnë një familje nga Lezha duke i marrë një shumë prej 5 mijë eurosh, me premtimin se do i lironin djalin nga burgu i Shënkollit. Zanafilla e këtij mashtrimi nis me përdorimin e emrave të rremë, ku Renato Pervaza dhe Mark Paloka kanë përdorur emrin e prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini, si dhe të një oficeri të SHISH në Lezhë me inicialet M.P. Ky kod mashtrimi e ka zanafillën në vitin 2002, kur Prokuroria e Lushnjës hapi një procedim penal për mashtrim ndaj shtetasit Pervaza. Ky person hiqej te banorët e zonës si mjek i fondacionit “Karitas” në Itali. Veprimtaria e tij konsistonte në gjoja ndihmën e familjeve në nevojë. Madje për ta bërë më të besueshëm aktivitetin, shtetasi në fjalë nuk fliste shqip, por italisht. Aktiviteti i dyshimtë i këtij personi shërbeu për fillimin e një procedimi penal në Prokurorinë e Lushnjës. Çështjen e mori prokurori Anton Martini. I dyshuari u vetëquajt Riza Bardhi (Renato Pervaza), lindur në Shkodër dhe banues në Rimini në Itali. Nga hetimi rezultoi se ky person, për t’iu mbushur mendjen “viktimave” të tij, përdorte edhe emrat e ministrave të Brendshëm të asaj kohe. Çështja u dërgua në gjyq dhe pas shqyrtimit gjyqësor ky person u dënua me 3.6 vite burg.