E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Devoll, përcillet për në banesën e fundit vëllai i tretë

Korçë, 31 janar NOA Përcillet për në banesën
e fundit edhe djali i tretë i familjes Mulliri i cili ndërroi jetë një ditë
pasi u qëllua me armë bashkë me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj.

Etlevan Mulliri 18-vjeç u përcoll sot për në
banesën e fundit në fshatin Vodohov të Devollit.

Vëllai më i vogël i familjes Mulliri mbeti i
plagosur rëndë nga masakra e së premtes ku mbetën të vdekur në vend të vëllezërit
e tij, Xhulian dhe Taulant Mullirir, 23 dhe 19-vjeç.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, më i vogli i vëllezërve
nuk mundi ti shpëtonte vdekjes duke ndërruar jetë mesditën e djeshme teksa
familja Mulliri po përcillte për në banesën e fundit dy vëllezërit.

E ndërsa në ceremoninë mortore të Xhulianit
dhe Taulantit ka marrë pjesë edhe nëna e tyre Liljana Mulliri e cila nën masa të
rrepta sigurie është lënë e lirë për disa orë, në ceremoninë e varrimit të
djalit të saj më të vogël ajo nuk ka marrë pjesë.

Ndërkohë që forcat e policisë po vazhdojnë
kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar të masakrës, Besim Karaj.

Sipas policisë në operacion janë angazhuar dhe
forcat e RENEA-s dhe kërkimet janë përqendruar në fshatin Sinicë të Greqisë.
k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›