Masakra në Finlandë nga një shqiptar, 5 viktima dhe më pas gjendet i vdekur
Autori i vrasjes së pesë personave në Finlandë, shqiptari nga Kosova, Ibrahim Shkupolli, është gjetur i vrarë. Lajmi është konfirmuar nga policia finlandeze, sipas së cilës ai ka vrarë veten.
43-vjeçari, ish-luftëtar i UçK-së, vrau katër persona në një qendër tregtare pranë Helsinkit. Ai ka vrarë edhe bashkëshorten, trupi i së cilës u gjet nga policia në banesën e tyre.
Shkak i ngjarjes duket seka qenë xhelozia. Shkupolli kishte emigruar ne Finandë në vitin 1998. Ai kishte precedentë penealë.
Ngjarja konsiderohet si incidenti i tretë më i rëndë i ndodhur në dy vitet e fundit në Finlandë.