E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një kosovar autor i tragjedisë në Finlandë

FINLANDë- Tragjedi në Finlandë. Kosovari Ibrahim Shkupolli ka ekzekutuar katër persona në një qendër tregtare pasi kishte vrarë më parë ish të dashurën e tij në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa 40-vjecari i shpallur në kërkim është gjetur i vetëvrarë, duke e cuar bilancin e viktimave në 6 persona. Sipas burimeve të policisë Shkupolli kishte edhe precedentë të tjerë penalë. Tragjedia filloi me vrasjen e ish- të dashurës për motive xhelozie dhe më pas me hapjen e zjarrit në qendrën tregtare, ku mbetën të vrarë edhe katër persona të tjerë. 40-vjecari i dha fund kësaj tragjedie me vetëvrasje. Ngjarja konsiderohet si incidenti i tretë më i rëndë i ndodhur në dy vitet e fundit në Finlandë. Qendra tregtare është mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që është ndaluar edhe qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve pranë saj.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›