E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në dasmë, pranga autorit

 

LEZHE - Policia e Lezhës arrestoi autorin, që e ktheu në tragjedi dasmën e së dielës në fshatin Raboshtë, të komunës Balldre. Mirand Çupi, ende në gjendje shoku për gjithçka ka ndodhur, pranoi autorësinë duke kërkuar mëshirë. “I vrava nga pakujdesia”, mësohet të jetë shprehur para policisë i riu. Ai vrau pa dashje në dasmë tezen dhe dy të afërm të tjerë të tij me armën e gjahut (çifte) të markës Shotgan. Sipas policisë, rreth orës 21.00 të së dielës, është kryer arrestimi në flagrancë i Mirand Çupit, 24 vjeç, nga Rubiku me tre akuza: “Vrasje nga pakujdesia”, “Plagosje të rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjahut”. Arrestimi i tij u bë, pasi rreth orës 14:30 të së njëjtës ditë, në fshatin Raboshtë, të komunës Balldre-Lezhë, ka vrarë nga pakujdesia Leze Gjonin, 48 vjeçe dhe plagosi Hil Cakën, 45 vjeç dhe Sandër Jacin 45 vjeç. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›