Masakrohet me gërshërë një 38-vjeçar në qytetin e Pogradecit

Pogradec, 4 tetor 10:16 NOA – Një 38-vjeçar është masakruar egërsisht në qytetin e Pogradecit dhe aktualisht gjendet në spitalin vendor, në gjendje të rëndë për jetën.
Viktima është një 38 vjeçar banues në lagjen nr 3 të qytetit buzë liqenit, kurse i dyshuar i krimit, 35-vjeçari nga i njëjti vendbanim, Dritan Hoxhallari.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në qarkun Korçë, informon se ngjarja ka ndodhur në orën 09.25 të mëngjesit, në lagjen nr 3 ku banojnë dy burrat në moshë të re.
Në momente që janë ende të paqarta, Hoxhallari i është sulur 38-vjeçarit duke e goditur me mjet të fortë dhe të mprehtë (gërshërë), në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Policia konfirmoi se e arrestoi të dyshuarin e ngjarjes, një ish i dënuar për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa heton plagosjen e rëndë me dashje, nën motive banale.
a.g/NOA